Lista 100% të mbyllura, Salianji: Kjo tregon frikën e Rilindjes, është palaçollëk

Lista 100% të mbyllura, Salianji: Kjo tregon frikën e Rilindjes, është palaçollëk

12:22, 19/09/2020
A+ Aa A-

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, reagon pas vendimit të Partisë Socialiste për lista 100% të mbyllura në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Salianji shkruan në “Facebook” se propozimi i Ramës për lista 100% të mbyllura është çertifikimi i frikës në palcë që kanë drejtuesit e Rilindjes.

Sipas ish-deputetit, “Votimi me renditje pa asnjë diferencë nga zgjedhjet e kaluara tenton të sjellë në parlament të korruptuarit e Rilindjes!”

Reagimi i Salianjit:

Propozimi i Ramës për lista 100% të mbyllura është çertifikimi i frikës në palcë që kanë drejtuesit e Rilindjes se pas humbjes së pushtetit do të humbin dhe ndikimin në PS!

Me lista të hapura është votuesi ai që përcakton se kush b?het deputet, kandidatët renditen sipas grumbullimit të votave të marra nga qytetarët dhe jo nga renditja e partisë! Nëse renditja e partisë është përcaktuese nuk ka hapje listash! Ky propozim rrëzon dhe propogandën se ndryshimet kushtetuese u bënë për të hapur listat.

Ky palaçollëk i propozuar i rrëzoi mbulesën e fundit dhe i nxorri qartë frikën e përballjes me zgjedhjet dhe qytetarët! Votimi me renditje pa asnjë diferencë nga zgjedhjet e kaluara tenton të sjellë në parlament të korruptuarit e Rilindjes! Fytyrat më të urryera nga qytetarët kërkojnë të imponohen nga Rama me marifet elektoral!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco