Spahia: Premtimi i Ramës për rritje pagash për mjekët njësoj si mashtrimi për listat e hapura

Spahia: Premtimi i Ramës për rritje pagash për mjekët njësoj si mashtrimi për listat e hapura

17:13, 18/09/2020
A+ Aa A-

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, e ka konsideruar premtimin pwr rritje pagash nga Edi Rama mashtrim njwsoj si premtimi pwr listat e hapura.

‘Me Edi Ramën në krye të qeverisë nuk ka për të patur rritje të vërtetë pagash për mjekët. Deklaratat e Ogerta Manastirliut dhe Elisa Spiropalit për rritjen e rrogave të mjekëve janë zgjatje e agonisë së një pushteti të kalbur, gati për t’u shembur në 25 Prill.

Ka një muaj që flasin për rritje pagash, por nuk kanë asgjë konkrete, sepse modeli i vetëm i Edi Ramës është mashtrimi! Po i mashtron mjekët dhe infermierët njëlloj siç mashtroi shqiptarët për shëndetësi falas.

PD ka një projekt konkret për rritjen e pagave, 1200 euro/muaj për mjekët, 700 euro/muaj për infermierët. Është një nga projektet tona më të rëndësishme për t’u dhënë shqiptarëve një sistem shëndetësor, që punon për ta, jo për një grusht njerëzish.’

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco