Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘Listat 100 % të mbyllura’/ Vasili: Ramës i del boja, ndryshoi kushtetutën për të penguar koalicionet

‘Listat 100 % të mbyllura’/ Vasili: Ramës i del boja, ndryshoi kushtetutën për të penguar koalicionet

16:30, 18/09/2020
A+ Aa A-

Pas takimit të fundit të Këshillit Politik, ku opozita u njoh me draftin e përgatitur nga mazhoranca, ka reaguar ashpër ish deputeti LSI-së Petrit Vasili.

Sipas Vasilit, Ramës i del përfundimisht boja, propozon mbyllje 100% të listave dhe gjithshka që rilindja ndryshoi në kushtetutë ishte vetëm për të penguar koalicionet dhe realisht zero mundësi, që shqiptarët të zgjidhnin si të mendonin kantidatët.

Postimi i plotë i Petrit Vasili:

Rames i del perfundimisht boja, propozon mbyllje 100% te listave!

Propaganda rilindase nxjerr fytyren e vertete:

listat mbeten totalisht te mbyllura,

mbetet te njejtat lista me renditje te paracaktuara dhe te mbyllura me keq se me pare

Gjithshka qe rilindja ndryshoi ne kushtetute ishte vetem per te penguar koalicionet dhe realisht zero mundesi, qe shqiptaret te zgjidhnin si te mendonin kantidatet.

Kushdo shqiptar, qe mendoi dhe besoi se do te hapeshin listat sot e ka shume te qarte, qe ky ishte thjesht mashtrim ordiner i radhes i Edi Rames.

Perballe shqiptareve eshte nje kryeminister, qe perpelitet ne ethet e humbjes dhe mashtron pa u lodhur, por verdiktit te paracaktuar te shqiptareve nuk i shpeton dot.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco