Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

FOTO/ Edi Rama propozon Ditmir Bushatin për Komisioner të Lirisë së Medias në OSBE

FOTO/ Edi Rama propozon Ditmir Bushatin për Komisioner të Lirisë së Medias në OSBE

16:03, 18/09/2020
A+ Aa A-

Duke qenë në krye të drejtimit të OSBE-së Edi Rama ka vendosur që të bëjë një qokë për vete dhe të spostojë në mënyrë të qetë dhe pa i prishur punë vetes në zgjedhjet e 25 prillit, ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.

Pasi e përdori Komisionerin e Lirisë së Medias, Harlem Desir për të kaluar paketën antishpifje, duke e maskuar se ka marrë përkrahje ndërkombëtare, Rama propozon zëvendësimin e tij me socialistin Ditmir Bushati.

Kujtojmë se OSBE është zhytur në krizën me të thellë në histori gjatë drejtimit të Ramës pasi nuk po zgjedh drejtuesit e saj.

Mes tyre është edhe Komisioneri i Medias.

Ironia është se propozimi vjen në kohën kur komuniteti ndërkombëtar është sërish në alarm se Rama mund të kalojë paketën antishpifje që cenon lirinë e medias.

Gjatë drejtimit të Ramës si kryeministër i Shqipërisë, liria e medias është përkeqësuar në raportet ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco