Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

'Gjykatë Kushtetuese brenda 2020', Yuri Kim përshëndet nismën e Presidentit dhe Kuvendit

'Gjykatë Kushtetuese brenda 2020', Yuri Kim përshëndet nismën e Presidentit dhe Kuvendit

14:24, 18/09/2020
A+ Aa A-

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përshëndetur vullnetin e Presidentit Ilir Meta dhe të Kuvendit të Shqipërisë për rëndësinë e ngritjes së shpejtë të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri. “Tani” - thekson Yuri Kim në mesazhin e saj në Twitter.

“Faleminderit, President Ilir Meta dhe Kryetari i parlamentit, Ruçi, që e bëtë të qartë se Shqipëria duhet të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale TANI. Ne jemi dakord.

Duke marrë parasysh mendimin e Komisionit të Venecias, këta dy udhëheqës duhet të punojnë urgjentisht me organet përkatëse për ta realizuar këtë para fundit të vitit 2020,” nënvizon ambasadorja e SHBA-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Profesori 18/09/2020 17:05

Znj. ambasadore , mos u ngutni se durojme ne si popull ; ne duruam 45 vjet diktaturen barbare te babait te Edvin Rames , te babait te Ditmir Bushatit , me te cilin pate rastin fatlum dhe kenaqesine e vecante ( qe 1 ne 1 mije raste i ndodh njeriut) te drekoje , te ministrit te fundit te brendshem te regjimeve diktatoriale komuniste qe ti ke rastin fatlum ta quash udheheqes i kohes ,shokun Gramoz e sa e sa te tjere ... Mos u ngutni zonja ambasadore se ne duruam 27 vjet eksperimente me ndihmesen dhe perkujdesjen e vecante edhe te shteteve , qe Ju perfaqesoni , duke na dhuruar nje DEMONkraci qe , o zot , mos ia jep ndonje kombi tjeter ; ne duruam 3 vjet pa ate HALENE qe ju e quani kushtetuese, mos u ngutni zonja ambasadore... Mos u ngutni se , nga ngutja ju shpeton ne ate gjykate ndonje nga shtresat e te persekutuarve politike dhe ju prish "humorin" , ndonje qe nuk e keni parashikuar, per te garantuar vazhdimesine e gjemezezave qe i keni shkaktuar ketij vendi SEPSE JENI JU QE NA I BENI PESHQESH keto monstra tani e 30 vjet . Mos u ngutni zonja ambasadore ... mos u ngutni!?

Shto koment

Denonco