Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

PD: Edi Rama mashtroi shqiptarët për listat e hapura

PD: Edi Rama mashtroi shqiptarët për listat e hapura

14:30, 18/09/2020
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se Edi Rama po i mashtron shqiptarët për listat e hapura.

Në një deklaratë për mediat, Bardhi thotë se ‘Rama tjetër thotë e tjetër bën’.

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi:

Edhe kësaj here u provua se Edi Rama ‘tjetër thotë dhe tjetër bën’.  Sot doli zbuluar para çdo shqiptari!

Nuk ka merakun së votës së qytetarëve, se nuk e ka patur që prej 22 viteve në politikë. Propozimi zyrtar i PS është: Listë e mbyllur 100 %, por ndryshim i rregullave për formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve.

PD dhe Opozita e Bashkuar e ka paralajmëruar këtë që nga dita e parë!

Qëndrimi i PD dhe Opozitës së Bashkuar është i qartë: Listë e hapur 100 % dhe kërkesë zyrtare për OSBE-ODIHR nëse mund të ndryshohen rregullat për formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve 6 muaj përpara zgjedhjeve.

Edi Rama nuk mund të fshihet më pas propagandës! Hilet nuk e ndihmojnë, por e demaskojnë edhe kësaj here si një mashtrues në panikun e humbjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco