Gjiknuri: Opozita po krijon krizë artificiale

Gjiknuri: Opozita po krijon krizë artificiale

13:32, 18/09/2020
A+ Aa A-

Pasi opozita jashtë Kuvendit bojkotoi mbledhjen e Këshillit Politik, Damian Gjiknuri i konsideron qiqra në hell kërkesat e tyre, dhe shprehet se po tentojnë të gjejnë medoemos një skemë që e nxjerr PS-në në minorancë.

Gjatë prononcimit për gazetarët, Gjiknuri u shpreh se nuk ka asnjë nevojë që në momentet që flasim të kërkohet opinion nga OSBE-OHDIR, pasi kemi të bëjmë me çështje pastërtisht proceduriale.

“Për fat të keq opozita ka vetëm një qëllim, që të krijojë një krizë artificiale. Ky është një debat i kot, pasi këtu po bëhet një diskutim për peocedurë, OHDIR është një organizatë që është e specializuar për të dhënë mendim për ide konkrete.

Nuk është fare e vërtetë që nuk parashikohen koalicionet, ndarja e mandateve do të bëhet në bazë tëmbështetjes elektorale që kanë kandidatët. Ka qenë PD ajo që i ka shkelur rekomandimet e OHDIR, nuk mund të shtyhet ky proces përtej muajit shtator, le ta shfrytëzojmë këtë kohë për ti bërë këto ndryshime.

Varianti ynë gjendet në çdo version europian, për ta kuptuar shqiptarët, PD do krizë artificiale, do tiu thojë shqiptarëve që këto janë ndryshime të njëanshme. Këto janë sebepe për të mbuluar krizën e tyre të brendshme, mund të kemi edhe ne difekte, por hajdeni që të diskutojmë për këtë.

Ne i presim sërish në mbledhje, por ata janë duke kërkuar qiqra në hell, nuk ka sistem që favorizon vetëm njërën palë, këta duan të gjejnë një skemë që të çojnë socialistët në opozitë, por këtu nuk i ndihmoj dot unë”, u shpreh Gjiknuri.

Kujtojmë se tensionet në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik u krijuan për shkak të amendimeve të PS-së për Kodin Zgjedhor, që në thelb kërkonin heqjen e koalicioeve parazgjedhore, duke kandiduar partitë në një subjekt të përbashkët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Opinisti18/09/2020 19:06

Nuk do mare pjese komisjon opozita bashkuar dhe parlametarr nuk do mari nr votim zgjedhje lere me kaq mos shkoni me

Ada 18/09/2020 14:20

kriza ka po ska profesioniste qe i jep dum se si do dalim nga kjo krize.

Shto koment

Denonco