Bylykbashi: PS po bojkoton marrëveshjen e 14 janarit, kërkojmë ekspertizën e ODIHR!

Bylykbashi: PS po bojkoton marrëveshjen e 14 janarit, kërkojmë ekspertizën e ODIHR!

13:00, 18/09/2020
A+ Aa A-

Përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar kanë dalë nga mbledhja e Këshillit Politik ku është debatuar sot për koalicionet zgjedhore dhe listat. Ata nuk kanë rënë dakord me projektin e paraqitur nga PS-ja nëpërmjet përfaqësuesit Damian Gjiknuri dhe diskutimet janë pezulluar.

Oerd Bylykbashi i PD-së theksoi për mediat në dalje se “ajo që po kërkojmë ne është gjetja e një zgjidhjeje të pranueshme konsensuale. PS-ja insiston të ndryshojë atë që është konsensualisht e dakortësuar për 17 vjet deri me 23 korrik 2020.

Për këtë ka mosdakortësi dhe ne për këtë kërkojmë zyrtarisht nga PS-ja që nëpërmjet Këshillit t’i drejtohemi OSBE/ODIHR.

Kërkesa është zyrtare dhe  ne presim sot përgjigje zyrtare me shkrim nga përfaqësuesi i mazhorancës. Ne ia bëmë të qartë që ia japim kohën për të reflektuar. Jemi këtu që sapo zoti Gjiknuri të bjerë dakord, të vazhdojmë për çështjet e tjera.

Për çështjen për koalicionet, që të ruhen ashtu siç janë sot në Kodin Zgjedhor, me konsensus edhe më 23 korrik, ne nuk lëvizim nga ajo pa marrë një përgjigje ekspertize nga OSBE/ODIHR. “

E bëra fare të qartë që ne kemi bërë një kërkese zyrtare dhe presim përgjigjen e tyre, sepse marrëveshja e 14 janarit është themeli i funksionimit të Këshillit.

Ne jemi të gatshëm sapo zoti Gjiknuri të tregojë gatishmërinë. Ai në mbledhje tha se ne nuk jemi dakord që t’i drejtohemi ODIHR-it...  

Ne nuk lëvizin nga kërkesat tona dhe listat 100% realisht të hapura. Në këtë moment, PS-ja po bojkoton Marrëveshjen e  14 janarit, që funksionon si një e tërë dhe jo me pjesë si i intereson Gjiknurit.

Ne kërkojmë që Këshilli t’i drejtohet ODIHR-it për ekspertizë. Këshilli Politik nuk funksion si parlamenti i tyre. Është me konsensus. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë punën," theksoi përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi.

Kurse Petrit Vasili i LSI-së nga ana e tij tha: “Ne kërkojmë që PS-ja të mos bojkotojë dhe të mos prishë konsensusin e 5 qershorit. Ky është një shans i madh për PS-në, jo për Opozitën e Bashkuar.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco