'12 miljet e Greqisë', Meta: Nuk kam ende asnjë përgjigje nga Rama, prej 20 ditësh

'12 miljet e Greqisë', Meta: Nuk kam ende asnjë përgjigje nga Rama, prej 20 ditësh

11:56, 18/09/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se nuk ka marrë ende asnjë sqarim nga Kryeministri Edi Rama për deklaratat e bëra lidhur me zgjerimin me 12 milje të Greqisë në ujërat territoriale.

Meta iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në një konferencë për shtyp lidhur me debatin e hapur për zgjerimin e Greqisë, por edhe marrëveshjen e ujërave ndërkufitare midis dy vendeve, mbetur pezull prej vitesh.

"Ju i keni çuar një letër, kryeministrit shqiptar Edi Rama për të marrë informacion lidhur me deklarimet që ka bërë Kryeministri grek për çështjen e 12 miljeve detare. A e keni marrë këtë informacion? E dyta, Rama nga Athina hodhi idenë e dy alternativave për të pasur zgjidhje për kufirin detare me Greqinë, atë me ndërmjetësimin e një pale të tretë dhe tjetra, çuarja në një gjykatë ndërkombëtare. Mendoni se kjo është zgjidhja më e mirë?"

Presidenti Meta tha: Lidhur me çështjen në fjalë, që është mjaft sensitive prej së paku 12 vjetësh midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe një problem mjaft i ndjeshëm brenda vendit, Presidenti ka qenë gjithmonë koherent dhe tepër bashkëpunues me qeverinë këtu, me qeverinë tonë, me institucionet tona, pasi në fund të fundit, ne përfaqësojmë një palë dhe detyart e secilës i ka përcaktuar në mënyrë të qartë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje. Presidenti në mënyrë bashkëpunuese i ka plotësuar të gjitha detyrimet e tij dhe ka qenë gjithnjë shumë bashkëpunues me qeverinë.

Edhe për pyetjen që shtruat ju, prej gati 20 ditësh kemi dërguar një kërkese zyrtare në përmbushje të detyrimeve që ka Presidenti për një çështje të tillë siç përcakton vetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Kushtetuta e Republikës.

Ende nuk kemi ndonjë përgjigje. Ne jemi të duruar ashtu sikurse nga ana e institucionit të Presidentit në drejtim të Kryeministrisë dhe qeverisë kanë shkuar edhe kërkesa dhe informacione të tjera më parë për këtë çështje që nuk kanë marrë një përgjigje.

Por ajo që dua t’u them juve dhe gjithë qytetarëve shqiptarë është se Presidenti asnjëherë nuk ka luajtur dhe luan me një çështje të tillë apo me çdo lloj çështje  që ka të bëjë me marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë. Dhe qëndrimi i Presidentit për çdo çështje është jo vetëm koherent, po i qartë dhe tepër parimor. ' 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco