'Mjekësi falas dhe COVID-19: Përse kurohen Vilma e kompani, në Turqi?!'

'Mjekësi falas dhe COVID-19: Përse kurohen Vilma e kompani, në Turqi?!'

10:54, 18/09/2020
A+ Aa A-

Nga Dr. Artan Koni

Turqia, shteti që ka 83.154.997 banorë dhe 1.061.635 personel mjekësor, ka vendosur si prokoll standard të kurimit të pacientëve me COVID-19, dy ilaçe specifike: Oseltamivir dhe Hidroksiklorokin, pavarësisht gravitetit të sëmundjes.

Në Shqipëri, akoma nuk kemi një protokoll standard të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë për kurimin e këtyre pacientëve, ndërkohë që protokollin turk mund ta gjeni lehtësisht online. Gjithsesi, nga çfarë po dëgjojmë nga kolegë e familjarë të pacientëve, mjekësia shqiptare po përpiqet të kurojë një infeksion viral me antibiotikë, jo me ilaçe antivirale.

Kjo, në rastin më të mirë është një risi, një eksperiment që do t’i vlejë mjekësisë botërore në vitet në vijim...ashtu siç i vlejtën mjekësisë botërore, eksperimentet çnjerëzore të Hitlerit.

Në rastin më të keq, është përpëlitja e një ministrie të mbetur pa asnjë lek si pasojë e PPP-ve të Ilir Beqajt për të mos përdorur ilaçe të shtrenjta antivirale, por antibiotikë të lirë.

I bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të publikojë protokollin standard të kurimit të pacientëve me COVID-19, përndryshe fabulën e mjekësisë falas ta plotësojë duke i dërguar të gjithë pacientët me COVID-19 në Turqi, me shpenzimet e shtetit.

Le të paguajmë nga taksat tona ca lekë plus, por të paktën t’i vlejë popullit.

Më mirë t’i hajë populli se sa Vilma & co!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku18/09/2020 13:40

Ç'deshe ti moj në Kalvar, moj qyqare .... Me u katandis mjeksia shqiptare te Nica Xhuli obobobobobo...

Shto koment

Denonco