Kaos në Ministrinë e Brendshme, jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm

Kaos në Ministrinë e Brendshme, jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm

10:41, 18/09/2020
A+ Aa A-

Prej kohësh në kupolën e Ministrisë së Brendshme dhe atë të Drejtorisë së Përgjithshme të Shtetit janë krijuar grupe interesash, të cilët kanë shkuar deri në përplasje të hapura, veçanërisht kur ka ardhur puna për tendera të fuqishëm.

Prej gati një viti drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, nuk “ i bindet” ministrit Lleshaj dhe një dalje publike e të dyve ka kohë që nuk është parë.

Gjithashtu e njëjta situatë është edhe mes drejtorëve kryesor në ministri, zëvendësministrave si dhe në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. 

Kryeministri Edi Rama ka tentuar disa herë që të ndërhyje dhe në këtë vazhdë ka qenë edhe paralajmërimi i Sandër Lleshajt, se nuk do të jetë më ministër i Brendshëm, pavarësisht se pak ditë pas deklaratës u tërhoq duke thënë të kundërtën.

Në këtë situatë kaotike në ministrinë e Brendshme burime të sigurta të “Syri. net” kanë konfirmuar se mëngjesin e kësaj të premteje është dorëhequr Sekretari i Përgjithshëm Plarent Ndreca, një emër i njohur ky i “Rilindjes”, pasi ka pasur detyra të rëndësishme në mjaft dikastere të tjerë si dhe është mjaft aktiv në media në funksion të propagandës.

Ndreca mësohet se ka qenë njeriu kyç, për shumë blerje dhe tendera në këtë ministri.

Kujtojmë se mëngjesin e të premtes dha dorëheqjen, edhe nëndrejtori i policisë së Tiranës, Arsen Sinomati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fieri18/09/2020 11:01

Kafshet kan koh qe kan dal nga kafazi

Shto koment

Denonco