Ambasadori gjerman, takim me kryedemokratin Lulzim Basha

Ambasadori gjerman, takim me kryedemokratin Lulzim Basha

10:38, 18/09/2020
A+ Aa A-

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, po zhvillon këtë paradite një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Nuk dihen arsyet e këtij takimi mes ambasadorit Zingraf dhe kryedemokratit Basha.

Kujtojmë se ditët e fundit janë rikthyer përplasjet politike në Këshillin Politik, pasi opozita kërkon lejimin e koalicioneve parazgjedhore dhe hapje 100% të listave, kërkesa këto që nuk pranohen nga mazhoranca socialiste.

Nga ana tjetër, kreu i ekzekutivit gjendet në Gjermani, ku nuk është pritur as nga kancelarja Merkel dhe as nga drejtuesit e CDU/CSU.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco