Elbasani qeveriset nga krimi i organizuar/ Noka: Vrasjet në Mirditë, kupola e policisë …

Elbasani qeveriset nga krimi i organizuar/ Noka: Vrasjet në Mirditë, kupola e policisë …

22:29, 17/09/2020
A+ Aa A-

I ftuar në Çim Peka Live, ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka, tha se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, krimi do të luftohet deri në çerdhen e tij të fundit në Shqipëri. Po kështu duke u ndalur të ngjarjet e fundit kriminale, Noka tha

‘Elbasani është një nga qendrat kryesore që është në pushtettin total të krimit të organizuar.

Nuk guxojnë ta thonë rilindasit kjo është gjë tjetër, sepse ata janë fajtorët,

Rilindja nuk ka vullnetin të luftojë krimin.

Vrasjet me Mirditë kanë një zinxhir dhe askush edhe pse gjysma e kupolës së policisë dhe ministri i Brendshëm janë nga kjo zonë, nuk guxojnë të zbulojnë këto krime.

Pse? Sepse nuk kanë as vullnet, as këllqe.

Sepse kanë ngrënë lugën e çorbës së prishur.

Ndërsa tani janë kthyer në ushtarë të krimit.

Policia e Shtetit është kthyer në një Institut statistikash madje dhe ato i falsifikojnë.’

Më tej Noka tha se PD nuk ka ndërmend të ngrejë struktuara paralele shtetërore për të ruajtur votat.

‘Nuk kemi ndërmend të ngrejmë struktura shteti paralele.

Ne jemi më të vendosur se kurrë për të mbrojtur me çdo çmim rendin edhe në skajin më të largët të Shqipërisë, edhe në çerdhen më të fundit të krimit në Shqipëri.’-tha Noka.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco