Basha: Synimi ynë është të pasurojmë shqiptarët, të krijojmë shtresën e mesme

Basha: Synimi ynë është të pasurojmë shqiptarët, të krijojmë shtresën e mesme

21:58, 17/09/2020
A+ Aa A-

‘Dy janë qëllimet kryesore të programit tonë politik, të krijojmë një shtesë të mesme të shqiptarëve dhe institucionet tu takojnë qytetarëve’.

Këtë deklaratë e bëri kreu i PD-së Lulzim Basha mbrëmjen e sotme në ‘Opinion’.

Sipas Bashës, shtresë e mesme janë ata që kanë 1 milion lekë të vjetra të ardhura në muaj.

‘Synimi ynë është që ne t’i pasurojmë shqiptarët, të krijomë shtresë të mesme do të thotë nëqoftëse sot janë 20 mijë, të bëhen 50 mijë, të bëhen 100 mijë, të bëhen 200 mijë, të bëhen 600 mijë shqiptarë.

Falë politikave tona që nesër, pas 2 vjetësh, pas 4 vjetësh të kenë 1 milion lekë të ardhura në muaj. Kjo nuk mund të ndodhë kur e gjithë ekonomia edhe pushteti që kontrollon ekonominë punon, në funksion për 10 veta edhe skllavëron këtë shtresë të mesme që kemi edhe gjithë pjesën tjetër të popullsisë’,- theksoi Basha gjatë deklaratës së tij përballë Blendi Fevziut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco