Basha: Do kërkoj kufizimin deri në 2 mandate të kryeministrit

Basha: Do kërkoj kufizimin deri në 2 mandate të kryeministrit

21:37, 17/09/2020
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se sapo të vijë në pushtet, do të kërkojë që të kufizohet mandati i kryeministrit.

‘Do të kërkoj kufizimin e mandatit të kryeministrit, të një njeriu në 2 mandate. Dikush që premton, 2 mandate i ka të mjaftueshme për të bërë ato që thotë. Nëse nuk ja arrin brenda 2 mandatesh, nuk ka çfarë i duhet një mandat i tretë’, tha Basha në ‘Opinion’.

‘Kufizimin në dy mandate të kryeministrit unë do ta bëj ligj dhe nëse Kuvendi nuk do ta pranojë unë do ta shtroj në referendum.

Nëqoftëse një kryeministër nuk e arrin në dy mandate atë që ka premtuar atëherë kur do ta bëjë më. Ideja do të jetë kufizimi i pushtetiti me masa reale’, tha Basha.

Kreu i PD-së deklaroi se nëse parlamenti nuk do të ja pranojë këtë nismë për ndryshimin e Kushtetutës, ai do të i drejtohet popullime me një referendum në lidhje me këtë çështje.

Basha deklaroi se nuk është tërhequr nga ideja e një parlamenti me Senat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

zgjedhsi17/09/2020 22:56

Kerko qe edhe kryetari i partise kur nuk i foton zgjedhjet duhet te dorehiqet!

Shto koment

Denonco