Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Basha: Për ish-pronarët, dy zgjidhjet që do u japim brenda 4 vitesh

Basha: Për ish-pronarët, dy zgjidhjet që do u japim brenda 4 vitesh

21:27, 17/09/2020
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinion’ ka folur për herë të parë qartë dhe ka treguar se si do të kompensojë ish-pronarët, me qëllim që pronësia mbi tokën të mos jetë pengesë për investime.

Basha deklaroi se si PD do të ofrojë dy zgjidhje konkrete për pronarët e vjetër, pronat e të cilëve janë zënë apo marrë.

‘Ne nuk do të jemi në gjendje që brenda 4 vitesh të zgjidhim problemin e pronave, pasi fatura është e madhe.

Por dy gjëra ju premtojmë:

Rikthimi aty ku është e mundur

Dhe krijimi i një fondi të veçantë për pronarët që të trajtohen deri në fund financiarisht’, deklaroi Basha në studion e Blendi Fevziut.

‘Ne do të hartojmë një ligj të drejtë për pronarët.

Do t’i drejtohem cdo pronari, çdo trashëgimtari të pronarëve të ligjshëm, që ne nuk do të jemi në gjendje që brenda 4 viteve të zgjidhim tërësisht problemin e pronave sepse fatura financiare është e papërballueshme.

Por dy gjëra ju premtoj: rikthimi dhe situimi i plotë aty ku është e mundur dhe krijimi i një fondi special të shtetit shqiptar të paktën sipas modelit të Kroacisë në mënyrë që nga të ardhurat publike të shtetit shqiptar, pronarët trajtohen jo si një bezdi, siç e trajton kjo qeveri apo si një prpagandël por të trajtohen si një detyrim i pashlyer financiar dhe moral i shoqërisë’, theksoi Basha gjatë intervistës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco