Kush e ktheu Elbasanin nga qytet i dijes në ‘Sinaloan’ e Ballkanit

Kush e ktheu Elbasanin nga qytet i dijes në ‘Sinaloan’ e Ballkanit

09:16, 17/09/2020
A+ Aa A-

Në mesin e ngjarjeve të rënda kriminale që kanë pushtuar vendin këto ditë, një skandal u regjistrua një ditë më parë.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e përdori Policinë e Shtetit për fushatë. Ai mbajti para tyre një fjalim, duke folur për krimin, politikën dhe kazanin, duke e kthyer në një miting politik.

“Elbasani nuk është kurrsesi një qytet apo qark i krimit, sikurse mundohet ta portretizojë një pjesë e pandershme e politikës dhe kazanit mediatik,” tha Balla.

Pak orë më vonë, një vrasje mafioze tronditi Elbasanin dhe Shqipërinë, duke vërtetuar se nuk është faji i kazanit që disa njerëz e portretizojnë Elbasanin si Sinaloa e Ballkanit.

Se kush e ktheu Elbasanin nga një qytet i dijes, në një qytet të krimit, këtë e dinë të gjithë, sigurisht edhe librazhdioti që udhëheq Elbasanin për PS-në.

Nëse i hap dyert drogës, asaj të lehtë dhe të fortë, nuk mund të marrësh guximin dhe të flasësh për qytetin e dijes.

Nëse mban kryebashkiak që ka një histori me krimin që edhe në Meksikë do e kishin zili, nuk mund të tregosh histori me djepin e kulturës.

Se kush e ka kthyer Elbasanin në qytet të krimit, këtë e dinë të gjithë. Puna është se ata që bëjnë krimin janë vetëm një grusht njerëzish që po mbajnë peng një qytet dhe një qark, teksa Balla dhe Lleshaj kanë të tjera qëllime: të përdorin policinë për pushtet politik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco