Berisha komenton ‘daljen e Serbisë në portet shqiptare’: Marrëveshja e Uashingtonit është historike

Berisha komenton ‘daljen e Serbisë në portet shqiptare’: Marrëveshja e Uashingtonit është historike

20:59, 16/09/2020

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur në emisionin Rubikon të Adriatik Kelmendit, e quajti sërish historike marrëveshjen e arritur në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai u ndal sidomos te çështja e daljes së Serbisë në portet e Adriatikut, që është një pikë e marrëveshjes.

Berisha tha se është arkaizëm të dalësh kundër kësaj, pasi dihet që kur flitet për portet e Adriatikut, bëhet fjalë për portet shqiptare.

“Kur ndërtuam Rrugën e Kombit, kam lobuar që kjo rrugë të shtrihej Prishtinë-Nish. Që në atë kohë, jam përpjekur, kam lobuar për hekurudhën Durrës-Prishtinë. Ka ekzistuar projekti austro-hungarez i vitit 1917, i lidhjes së Kosovës me hekurudhë me Shqipërinë. Unë u përpoqa se mos gjeja ndonjë projekt në arkiva, por nuk gjeta gjë. Ajo hekurudhë tani është marrë me shumë seriozitet nga qeveria e Hotit. Një hekurudhë e tillë është me shumë rëndësi për portet e Shqipërisë. Është absurde të mendosh që Kosova dhe Shqipëria ndërtojnë infrastrukturë për të përjashtuar vende të tjera, qoftë edhe Serbinë. Ky është korridori më fizibël për këtë rajon.

...Këto janë arkaizma të vjetër. Enver Hoxha i mbante rrugët e ngushta. Kur njerëzit e pyesnin, thoshte se na ulen avionët rusë e amerikanë në rrugë. Këto janë gjëra të vjetruara shumë. Kjo e forcon Shqipërinë shumë, e forcon Kosovën shumë,” tha Berisha.

Sërish ai përsëriti se ka dalë kundër Mini Shengenit për shkak të përjashtimit të Kosovës nga samiti i Novi Sadit.

“Në takimin e Novi Sadit, Kosova u përjashtua. Nëse Kosova do ishte e pranishme në Novi Sad, nuk do të kisha kundërshtuar dhe nuk do isha shprehur kundër. Aty gjithçka u bë nga Vuçiç dhe argati i tyre në Tiranë, për të anashkaluar dhe kllaposur Kosovën si shtet i pavarur në rajon dhe faktor paqeje. Një kryeministër shqiptar nuk do pranonte të firmoste traktatin e Novi Sadit pa Kosovën. Ai ishte takimi themelues,” tha Berisha.

Sipas tij, Kosova dhe Serbia ishin plotësisht të barabarta në Shtëpinë e Bardhë.

Berisha tha se Aleksandër Vuçic u detyrua që të heqë flamurin e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

xj16/09/2020 21:18

KY ESHTE ME PLEHRA WE KA NXJERR KOMBI YNE. BURRE PA SHTYLL KURRIZORE.

Shto koment

Denonco