EMRAT/ Vakanca në Kushtetuese, kualifikohet vetëm një kandidaturë

EMRAT/ Vakanca në Kushtetuese, kualifikohet vetëm një kandidaturë

20:40, 16/09/2020

KED ka miratuar lejimin e kandidimit të prokurorit Altin Binaj për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo gjykatë prej vitesh tashmë në mosfunksionim është në proces ringritje dhe tashmë Binaj do të kandidojë për një nga pozicionet në të.

Por ndërkohë KED i ka ndaluar kandidimin Artan Spahiut dhe Dedë Kasnecit duke i skualifikuar. Kurse Gentian Mete është tërhequr nga kandidimi.

Altin Binaj ka kaluar vetingun teksa më parë ka qenë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme dhe drejtues i Prokurorisë së Apelit në Vlorë.

Ky vendim i KED vjen pas kritikave që Meta u drejtoi sot për vonesat që po bënte ky institucion lidhur me emërimet që çojnë në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë.

Deri më tani Gjykata Kushtetuese përbëhet nga Vitore Tusha, anëtare me kompetenca kryetari, Fiona Papajorgji, Elsa Toska dhe Marsida Xhaferllari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco