VIDEO-SKANDALI/ Policët dëgjojnë premtime dhe zotime politike nga Taulant Balla

VIDEO-SKANDALI/ Policët dëgjojnë premtime dhe zotime politike nga Taulant Balla

19:24, 16/09/2020
A+ Aa A-

Ndodhi edhe kjo!

Një deputet mban fjalim para efektivëve të Policisë së Shtetit. Episodi i padëgjuar ka ndodhur sot në Elbasan, ku deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mbajtur një fjalim para efektivëve, në ceremoninë e prezantimit të Forcave Shqiponja në Drejtorinë Vendore të Policisë në këtë qark. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, foli për krimin, për politikën dhe kazanin, duke e kthyer në një miting politik, një ceremoni që në asnjë rast nuk ka lidhje me politikën.

“Dua t’i shpreh mirënjohjen ministrit Lleshaj dhe strukturës së Policimit në Elbasan me këtë shtesë në strukturën e Shqiponjave. Iu kërkoj ndjesë djemve dhe vajzave që iu kthej kurrizin teksa flasin iu shpreh mirënjohjen e gjithë qarkut të Elbasanit, për këtë detyrë që iu bëj thirrje ta bëjnë me kurajo dhe trimëri. Edhe pse duhet të konfirmoj që gjithë rezultatet gjatë këtij viti të Policisë së Shtetit në Elbasan janë shumë të mira dhe janë një start shumë i mirë për të zgjeruar forcën goditëse të shtetit ndaj kriminaliteti. Elbasani nuk është kurrsesi një qytet apo qark i krimit, sikurse mundohet një pjesë e pandershme e politikës e mbështetur nga kazanët mediatik. Është qyteti i dijes dhe kulturës, ka edhe kriminalitet. Që do të vijojë të goditet. Rendi dhe siguria publike janë prioritetet e qeverisë sonë gjatë dy mandateve tona dhe kështu duam të vazhdojë. Duam një Elbasan të qetë dhe një Shqipëri me rend publik”,-tha Balla. 

Deputeti Balla, duket se e ka marrë seriozisht emërimin e tij të mundshëm në krye të ministrisë së Brendshme. Thashethemet në korridoret e PS, sollën një prononcim të Ballës, disa ditë më parë, ku ai tha se nuk donte të bëhej pjesë e këtij diskutimi, por vijoi të thoshte se ishte i nderuar që shërbente për PS. E duket se për të bindur “shefin” e madh për emërimin, Balla ka nisur provat e para publike duke mbajtur një fjalim politik e teknik para policëve në Elbasan./DOSJA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco