Favori i radhës për Carlo Bollinon/ Rama i jep ish-uzinën Metalike për veç 1 euro

Favori i radhës për Carlo Bollinon/ Rama i jep ish-uzinën Metalike për veç 1 euro

14:41, 16/09/2020
A+ Aa A-

Ish-Ndërmarrja Metalike në Tiranë i është dhënë përmes një shume simbolike prej 1 euro shoqërisë ‘MTSC’, e lidhur me biznesmenin dhe botuesin Carlo Bollino si vazhdim i favorizimeve që qeveria u bën njerëzve pranë saj.

Gazetari i RTV Ora, Elio Laze, i cili po ndjek rastin në fjalë, bën me dije se prona në zemër të Tiranës ka edhe pronarë të tjerë, por pavarësisht kësaj i është dhënë shoqërisë në fjalë me firmën e kryeministrit Edi Rama.

‘Në vitin 2019, me vendimin me numër 642 datë 2/10/2019 në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, botuar në Fletoren Zyrtare 137, jepet miratimi për lidhjen e kontratës me tarifë 1 euro, jo për metër katror, por 1 euro e gjithë kontrata, mes ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si qiradhënës dhe shoqërisë ‘MTSC’ si qiramarrës për pasurinë shtetërore ‘ish ndërmarrja metalike Tiranë, Reparti i Orëve, prona 19.

4021,5 metra katrorë nga e cila, sipërfaqe ndërtimore është 1624,44 metra katrorë dhe sipërfaqe funksionale 2937 metra katrorë.

Kjo ka ndodhur në vitin 2019.

Shoqëria ‘MTSC’ kishte marrë vetëm një pjesë të pronës në fjalë por me firmën e kryeministrit Rama tashmë zotëron të gjithë pronën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

eri_elb16/09/2020 16:56

Po vjen rradha lindes 1 euro..... jepja me koncesion Knut Fleckestein,

Nje qytetar qe po plas.16/09/2020 15:23

Kjo e ka emrin "klientelizem". Perse nuk ma jep mua per 2 euro?

Shto koment

Denonco