'Më duhet mandati i tretë'/ Edi Rama 'i lëpihet' hapur Fatos Nanos!

'Më duhet mandati i tretë'/ Edi Rama 'i lëpihet' hapur Fatos Nanos!

11:54, 16/09/2020
A+ Aa A-

Që nga koha që i zuri vendin me gjithfarë metodash e intrigash, pra që nga viti 2005 deri më sot, lideri historik i partisë Socialiste Fatos Nano ka festuar plot 14 ditëlindje dhe Edi Rama as që është kujtuar.

Por këtë vit që i ka ngecur veza e pushtetit `aty ku nuk thuhet`, ai është ulur dhe ka shkruar një hartim të gjatë me rastin e ditëlindjes së tij.

Pasi për 8 vite rresht çmontoi edhe simbolet e Partisë Socialiste që drejtonte Fatos Nano dikur, pasi zhduku nga partia dhe madje edhe nga qarkullimi politik të gjithë socialistët që përkrahnin Nanon atëherë, sot Edi Rama kërkon ndihmë për një `mandate të tretë`.

Në këtë urim Ramës është i është rikthyer historisë së Nanos në PS, duke evokuar ato kohë të cilat kur u bë kryetar i PS-së i zhduku pa asnjë shenjë dhe i zëvendësoi me një sekt të ri që e quajti `Rilindje`.

Duke shpresuar se do të marrë një mandate të tretë duke mashtruar sërish atë pjesë të majtë socialiste të elektoratit të cilën e injoroi dhe talli për 8 vite në pushtet, Rama arrin deri aty në `lëpirjen` që i bën Nanos, sa që i shpreh dëshirën që të shkruajnë një libër të përbashkët historik për PS-në!

Dhe në fund fare dërgon edhe një sinjal elektoral, pra një ofertë dhe Pazar për zgjedhjet e vitit që vjen:

“E kuptojmë njëri-tjetrin në ajër, sepse prej kohësh tanimë flasim si shoferi i turnit të parë me shoferin e turnit të dytë, për të njëjtën makinë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Dy palacot16/09/2020 13:30

Cfare lind nga macja, minj do gjuaj ! Si macoku plak dhe ky kelyshi jane morrat e kuq !

Shkreli - keshilltari mbjelljes se qimeve 16/09/2020 13:22

Hihihi- Tan Shkreli kruajti me gishtin e mesit ullukun e prapem te ngelur qose nga shkulja e leshit per ta rimbjelle ne koke. I madh eshte Rama. Tos qorri po qorr ka ngelur. Mjafton te perkedhelesh tek suma me xhepa te varur ala Rob Çimçakizi dhe humbet formen nga mallengjimi. Por per siguri duhet edhe nje çek me disa zero qe te "unifikohet" me shoferin e turnit te dyte. Hihihi o Carapul Bytha.

Populli16/09/2020 13:08

Shqiperine e komandojne çobenet...

Daj Jaku16/09/2020 12:26

Fatos Nano i ka të gjitha provat filmike të korrupsionit të Edvin Ramës, të marra në Rinas, në kohën e kryetarllëkut të bashkisë, kur Edvini fluturonte vazhdimisht me "valixhen dipllomatike" me 5 milion $. Fatosi e zbriti nga shkallët e avionit dhe i mori valixhen për Partinë që e vuri ministër dhe kryetar bashkie. A thoni që ka ardhur koha që Fatosi ta nxjerrë filmimin? Çakejtë nuk shqyejnë njeri tjetrin. Nuk harrohet kamioni me dollarë që Edvini i pagoi Fatosit për shitblerjen e Partisë Socialiste sikur të ishte shoqëri aksionere. 2 shoferët e të njejtës maune ngarkuar me paratë e vjedhura popullit shqiptar, të cilët pensionin e hanë jashtë shtetit që kanë qeverisur batërdisur.

Daj Jaku16/09/2020 12:25

Shto koment

Denonco