Diplomati i njohur: Ruhuni nga 'marrëdhëniet e shkëlqyera' me Greqinë!

Diplomati i njohur: Ruhuni nga 'marrëdhëniet e shkëlqyera' me Greqinë!

09:41, 16/09/2020

Diplomati i njohur, Shaban Murati ka reaguar për deklaratën e kryeministrit Rama ku ky i fundit thoshte se vendi ynë ka marrëdhënie të shkëlqyera me Greqinë. Diplomati Murati ngre shqetësimin për marrëdhëniet me Greqinë duke apeluar për kujdes.

Ja postimi i plotë i Muratit:

Ruhuni nga “marrëdhëniet e shkëlqyera” me Greqinë!

Marrëdhënie të shkëlqyera Shqipëria ka patur me Jugosllavinë, kur ishte satelite e saj. Marrëdhënie të shkëlqyera Shqipëria ka patur me Bashkimin Sovjetik, kur ishte satelit i tij. Marrëdhënie të shkëlqyera Shqipëria ka patur me Kinën, kur ishte satelite e saj.

Në mbrëmje vonën e 15 shtatorit kryeministri shqiptar, pas një darke intime në Athinë me kryeministrin grek, nuk dihet pse shpërtheu në një patetizëm enokulturor dhe deklaroi në emfazë se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë janë të shkëlqyera. Se si mund të shkëlqejnë marrëdhëniet me shtetin, që rivendikon detin tënd dhe territorin tënd, që mban në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë 75 vjet pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, që nuk njeh çeshtjen çame, që kërkon autonominë e “Protokollit të Korfuzit” për minoritetin grek, që të ka grabitur ujrat e Vjosës, që në tetor 2019 abstenoi në samitin e BE kur votohej për hapjen e bisedimeve të Shqipërisë me BE, etj. këtë paradoks vetëm udhëheqës raja dhe shtete raja mund ta besojnë.

Shqipërisë i duhen marrëdhënie normale me shtetet fqinjë, për “të shkëlqyerat” nga tremb historia jonë kombëtare. Të dashur shqiptarë, ruhuni nga “marrëdhëniet e shkëlqyera” me Greqinë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Guri Bufi16/09/2020 13:12

Zoti Murati! Hallall te qofte! Respekt!

Populli16/09/2020 13:03

Ceshtjen çame, pikesepari nuk e pranon vllaho greku qe kemi ne krye, jo me ta pranoje greku...

Daj Jaku16/09/2020 12:35

Kasandra, e bija e Priamit, motra e Hektorit dhe Paridit, princesha e Trojës, paralajmëroi trojanët kur pa Kalin e Trojës, dhuratë e grekëve ndaj trojanëve për "fitoren e luftës". Ruajuni nga "dhuratat e grekëve". Histori mijëravjeçare..... A e njeh vallë historinë Edvin hajvani ?

Arberi 16/09/2020 09:59

Me Edi Ramen kemi 8 vjet qe jemi shkelqyeshem????????????

Shto koment

Denonco