Lleshaj: Gabuam me vrasjen e Reçit/ Rrjeti e 'masakron' me meme pas shpërthimit tronditës

Lleshaj: Gabuam me vrasjen e Reçit/ Rrjeti e 'masakron' me meme pas shpërthimit tronditës

22:15, 15/09/2020
A+ Aa A-

Më herët, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj kishte deklaruar se ishin afër zbardhjes së ngjarjes, por nga studio e ‘OPEN’, ai pranoi se policia gaboi në moment të fundit në zbulimin e atentatorit të vrasjes së Kastriot Reçit.

I pyetur nga gazetarja se pse nuk u zbardh ngjarja dhe a ka lidhje atentati i sotëm me vrasjen e Reçit, Lleshaj nuk pranoji të japë shumë detaje.

Anila Hoxha: Keni thënë shpesh se ishin afër zbardhjes së vrasjes së Kastriot Reçit. Shërbimet Sekrete kanë hedhur alarmin se grupet kriminale po eliminojnë njëri-tjetrin. Ku dështoi policia në zbardhjen e vrasjes së Kastriot Reçit

Sandër Lleshaj: Është e pavend që unë të merrem më këtë ngjarje. Nuk duhet të bëjmë lidhje, pasi ende ngjarja është e pazbardhur, por kam thenë se jemi shumë afër. Kishim një pistë, por në momentin e fundit, devijoi. Të mos bëjmë hetim publik për ngjarjet.

Nuk mund të flas me emra dhe të bëj ndërlidhje

Sandër Lleshaj: Ju po thoni që kjo që ka ndodhur është shpagimi për vrasjen e Reçit?

Anila Hoxha: Kështu dyshon prokuroria, flitet për hakmarrje

Sandër Lleshaj: Këto janë hipoteza, edhe pse nuk përjashtohen

Anila Hoxha: A ka një grup të caktuar kriminal që bën vrasje me lëndë plasëse

Sandër Lleshaj- Grupet kriminale përdorin çdo mjet që kanë në dispozicion. Shqipëria ka një arsenal të madh eksplozivi të paligjshëm. Ka patur jo një grup, por shumë grupe. Por ka edhe celula të tjera, është një biznes kriminal. Kemi disa raste. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco