Mimoza Kusari në A-Show: Liqenin e Ujmanit e kanë paguar kosovarët, Hoti nuk mund t’ia jepte Serbisë për njohje

Mimoza Kusari në A-Show: Liqenin e Ujmanit e kanë paguar kosovarët, Hoti nuk mund t’ia jepte Serbisë për njohje

22:06, 15/09/2020
A+ Aa A-

Në lidhje direkte me A-Show, politikania Mimoza Kusari Lila, foli për aktualitetin politik në Kosovë.

‘Sikur të isha lodhur nuk do isha në politikë.

Kjo është si maratona, që të japin zellin të vazhdosh më tej. Çdo gjë di të bëj, por deri tani nuk kam mësuar të dorëzohem…

Për pjesën e parë të pyetjes ajo që ndodhi në Ëashington, e ka një domethënie të madhe. Kemi kërkuar angazhimin e SHBA, por nuk e pritur gjatë zgjedhjeve atje.

Kjo nuk është dëshirë e askujt të fusë situatën e vendit në një situatë aq të paqartë ku ndodhet Amerika.

Në nuk e dimë nëse do kemi një president të zgjedhur apo do kemi një president si Trump. Një gjë është e saktë, dhe e sigurtë, Abdullah Hoti nuk është kryeministër legjitim, dhe nuk e ndjen peshën e kryeministrit, që duhet ta fitonte në zgjedhje, do të kishte më shumë përgjegjësi, për atë që ne e quajmë listën e zotimeve.

Turp është çështja e Ujmanit.

Ujmani është një liqen artifialcia, I ndërtuar në vitin 1982. I miratuar në Kuvendin e Republikës Autonome Socialiste të Kosovës.

Është paguar çdo centimetër nga kosovarët.

Të futet një aset i Kosovës, dhe ti japësh diçka Serbisë për njohje është absurde.

Tash duhet të bëhet një vlerësim dhe legjitimiteti i saj që ka ndodhur në SHBA, duhet të ishin nëpërmjet një procesi zgjedhor në Kosovë.

Dëmi që është bërë në disa pika aty është shumë i rëndë.

Trumpi i referohet kryeministrit të Kosovës si një vend islamik.’

Mimoza Kusari Lila, u ndal edhe te figura e Vjosa Osmanit në politikën e Kosovës.

‘Gjithçka ka ndodhur në mars me shkarkimin e qeverisë Kurti ka qenë një dush i ftohtë. Bashkë me Vjosa Osmanin, kanë qenë dy personalitete që janë dalkyar, dhe që përfaqësojnë zgjimin, një shoresë.

Fatkeqësisht ndodhi të ishte një përshtypje e gabuar.

Ajo që ndodhi me përjashtimin e saj, me urdhër të kryetarit të partisë, ku nuk iu dha as e drejta për t’u shprehur më ata që e mbështetën, ishte e turpshme.

Unë e kam cekur edhe në mars se këtu kemi të bëjmë një luftë midis të resë dhe të vjetrës.

Unë besoj që zgjedhjet janë të paevitueshme.

Duhet një ndryshim tejet dramatik, ndryshim I cili duhet prekur, dhe jo që kalon në një ndryshim të një nuance të lehtë…’-tha Mimoza Kusari Lila.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco