Denoncoi infektimin e mësuesve te 'De Rada'/ Mësuesja, letër të hapur Veliajt: Mos më përgojoni

Denoncoi infektimin e mësuesve te 'De Rada'/ Mësuesja, letër të hapur Veliajt: Mos më përgojoni

17:54, 14/09/2020

Nga Brunilda Cerraga

Letër e hapur

Zoti Veliaj,

Ju lutem mos më përfshini në politikën e askujt.

Unë, Brunilda Çërraga, mësuese prej 26 vitesh në shkollën “Jeronim de Rada”  fola ashtu siç mendoj se duhet të flasë një njeri që edukon fëmijët e së ardhmes, që t’u tregojë atyre se sa e rëndësishme është e vërteta.

Unë shpreha në qëndrimin tim edhe ndjesinë e çdo kolegu e me dëshirën dhe lejen e tyre shkrova një status për të treguar indinjatën tonë për atë injorim publik që na u bë pas një përdorimi për interesat tuaj personalë dhe të atyre që qëndrojnë pranë jush.

E shkrova statusin tim me të drejtën e fjalës së lirë, të drejtë që e gëzoj nga Konventa e të Drejtave të Njeriut. Si njeri i fjalës për fëmijët dhe e ngarkuar me përgjegjësinë që kemi përpara atyre prindërve që na besojnë fëmijët e tyre, ia dhashë të drejtën vetes të them mendimin tim.

E kam menduar veten gjatë gjithë kohës përballë nxënësve se duhet të kontribuoj në formimin e qytetarit të së nesërmes, ndaj nuk lejoj askënd të më përgojojë e nëpërkëmbë kur marr përsipër që të them të vërtetën e asaj që ndodhi me mua dhe kolegët e mi.

Zoti Veliaj,

Ndoshta në përditshmërinë tuaj jeni mësuar të përfshini gjithkënd në politikë dhe përmes saj të linçoni këdo që nuk pëlqen natyrën e punëve të tua. Por kjo nuk ju jep të drejtën të përgojoni familjarët e mi, e aq më pak bindjet e tyre politike.

 Unë e dashuroj profesionin tim dhe ndjej përgjegjësi për çdo fëmijë që kam përballë në punën time, duke parë këdo prej tyre si një qytetar me dinjitet të së nesërmes, dhe jo si një lodër interesash.

Ajo që ju përfolët është njëlloj sikur unë t’ju konsideroj gjithnjë si “djali i fiqve”, por, në fakt, pavarësisht zgjedhjes sime, ju për mua jeni Kryetari i Bashkisë, dhe unë do të dëshiroja që nën këtë mision të rëndësishëm për këdo që do të ishte në pozitën tuaj, ju t’i shihnit mësuesit dhe nxënësit si qytetarë me dinjitet dhe jo duke i përgojuar apo duke i ndarë në gardhe politike për interesat tuaja të ditës.

Përse nuk pyetët se pse isha kundër vendimit apo veprimit tuaj? Pse harxhuat kohën dhe nuk u skuqët aspak kur shumica e gjërave që folët nuk ishin të vërteta?

Së pari, drejtoresha e shkollës me të cilën filluat punimet e rikonstruksionit nuk është në Shqipëri, pasi ka emigruar për një jetë më të mirë.

Së dyti, shkolla jonë nuk u dëmtua nga tërmeti, por ishte në projekt rikonstruksioni përpara se të ndodhte tërmeti. Ju gënjyet edhe përpara nxënësve të mi që i kishit pritur në zyrën tuaj dy vjet më parë dhe ata kanë të drejtë të ndjehen të zhgënjyer nga njeriu që duhet të jetë kryeshembulli i qytetit.

Zoti Veliaj,

Ju mund të jeni kryetari i Bashkisë, por nuk mund të jeni Zoti i askujt dhe s’keni të drejtë të vendosni diagnoza të kota. Unë kam rezultuar negative në testin për Covid- 19, por po qëndroj në shtëpi pasi për fajin tuaj e të inspektorëve tuaj ne, stafi i mësuesve të shkollës, ndenjëm aty edhe pas kryerjes së tamponit, pa pritur përgjigjet e tij, dhe për këtë duhet të ndëshkohet ai që urdhëroi që ne të ishim aty të premten, por sidomos të shtunën, kur dihej se disa prej mësuesve kishin dalë pozitivë ndaj Covit-19. Ne si mësues, duke menduar që është fillimi i shkollës treguam gatishmërinë dhe nuk kundërshtuam, por ishte qesharake se për çfarë rrinim ne në punë (?!), për të larë dyert apo për të vënë dezifektantët në qendër të tavolinës së nxënësve dhe jo në cep të saj.

Ne ishim në shkollë sepse duhet të zbatonim urdhrat e inspektorëve tuaj, për të cilët, bashkë me kolegët e mi, sugjerojmë t’i dërgoni për trajnime lidhur me etikën në komunikim.

Ndërkohë, kolegët e mi të shëndetshëm ishin aty deri në minutat e fundit të inaugurimit. Ishin  aty për të parë edhe rikujtuar aktrimin e aktorit të  e madh Fadil Hasa me filmin me “Mao Ce Dun” të cilët asistuan në teatrin tuaj për të vendosur lulet që ia morët një tjetër institucioni dhe më pas këtyre kolegëve të mi, bashkë me personelin e pastrimit, i treguat derën se nuk duhet të ishin aty për inaugurimin.

Ju menduat se kolegët e mi të pranishëm ishin të padenjë edhe për të qenë në inaugurim?! Nëse keni menduar kështu, me keqardhje po ju them se, kjo është për turpin tuaj.

Z. Veliaj,

Unë jam një qytetare, kam nderin të jem mësuese dhe kam të drejtën e fjalës, dhe do të flas, do të shkruaj sa herë e ndjej që duhet të flitet për të ardhmen e nxënësve të mi. Unë mbahem mbi forcat e mia, jap kontributin tim qytetar  duke u përpjekur të bëj më të mirën që mundem dhe nuk pres shpërblim nga asnjë lloj force politike.

Ndaj, lutem mos përgojoni mësuesit e thjeshtë, lërini të punojnë të qetë, e përpiquni të nxirrni mësim nga kjo histori. Ju u kujdesët për kontribuuesit e shkollës, për personelin tuaj, për veten tuaj  të mos prekeshit, e ua pretë mësuesve të drejtën dje. Por, a keni pyetur se ç’ndodhi sot me ata që përzutë dje për sigurinë e shëndetit tuaj?

Trishtueshëm e me sinqeritet,

Mësuese Brunilda Çerraga

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agim18/09/2020 10:21

Pergjigje e sakte, e kulturuar dhe plot edukate. Jam i bindur se sdromsi do i konsideroje si dobesi. Me ate duhet jo vetem fjalor me brutal, por edhe aksione brutale.

Alb017/09/2020 21:14

Ju Lumte per guximin tuaj qytetar znj Çerraga nese ne Shqiperi do egzistonin guximtaret si ju nuk do zhvillohej dukshem mikrobi "Rilindje +99". Ju me kete leter u beni nje thirrje te hapur cdo Shqipetari kudo qofte qe i dhimbset vendi te reagoje ndaj paloceve si Veliaj qe jane turpi i Tiranes dhe Rames qe bo behet turpi i Shqiperise. Cdo indiference dhe frikaclleke qe tregohet ja zgjate jeten pandemise "Rilindje" qe ka pllakos Shqiperine per 8 Vite qe do jene njolle e zeze ne historine e Shteti Shqipetar.

Roland 16/09/2020 06:01

Thjesht një faleminderit për fjalët dhe punën tuaj.

amla15/09/2020 09:21

Pergezime mesuese! Jam e lumtur qe ne kete vendin tone te shkrete, paskan ngelur akoma njerez me dinjitet dhe jam vecanerisht e lumtur qe jeni mesuese dhe jepni kontributin Tuaj se pari ne edukimin e brezit te ri! Zoti e ndihmofte Shqiperine dhe u shtofshin njerezit si Ju!

Higgins14/09/2020 23:13

Te falenderoj per kurajon qe vjen si nje reze e vogel drite ne terrin qe po jetojme. Zoti te bekofte! Kurse Rama dhe Veliaj te lexojne psalmin 109 te Davidit dhe Zoti paste meshire per ta!

Shqiptari14/09/2020 22:25

E NDERUARA MESUESE BRUNILDA!! MOS E GODIT MUTIN ME GRUSHT SE DO TE BEHESH PIS!!! MUTI THITHET VETEM ME MAKINEN POMPE TE MUTIT DHE HIDHET NE GROPEN E HALESE!!! AI PLEHRE KUDO KU SHKEL, QELB TE GJITHE DYNJANE ME EREN E RENDE QE PERHAP NGA GOJA E TIJ E NDYRE MBUSHUR ME FEKALE!!!

Alert14/09/2020 19:59

Përgëzoj mësuesen qytetare. Kaq e thjeshtë është. Ta lëmë politikën, të bëjmë detyrën. Ti mbrojmë fëmijët nga gënjeshtrat dhe nga përdorimi. Nëse mësuesja kërcënohet atëherë të ngrihen të gjithë kolegët e saj e ta rrethojnë pamvarësisht bindjeve politike të gjithësecilit. kërkush nuk mund t'ju marrë zvarrë pa aprovimin tuaj. Kujdes liria nuk hùmbet njëheret, por pjesë pjesë.

Esmeralda 14/09/2020 18:26

Mesuese model. Mënyra si ka artikuluar cdo fjalë tregon kulture dhe dije. I dituri nuk përkulet para injoranteve sado me pushtet te jene. Respekte per mesuesen.

Lila14/09/2020 18:05

Bruna, nje mesuese profesioniste dhe qytetare shembullore. Veliaj nje llaxore qe nga shkon dhjet dhe infekton. Bravo Bruna per kurajon! Turp per ty o plwhre qe vetem ndot!

Shto koment

Denonco