Skandali i makinës luksoze/ Gazetari sfidon publikisht Sandër Lleshajn

Skandali i makinës luksoze/ Gazetari sfidon publikisht Sandër Lleshajn

12:07, 14/09/2020

Sot, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, me një reagim publik dhe mediatik, i kompleksuar nga fakti i publikuar nga media që unë kam në pronësi dhe menaxhoj ka lëshuar një lumë akuzash ndaj CNA.al dhe meje personalisht.

Me mjeshtërinë e një frike se mund të paditet penalisht, zoti Lleshaj ka përdorur turpësisht gjuhën e një “kapteri” politik megjithëse askush deri më sot nuk e ka fyer, por thjesht janë thënë të vërtetat për të. Prej disa ditësh CNA.al ka publikuar me foto dhe fakte dhe dokumente të siguruara nga institucionet shqiptare në lidhje me një mjet BMW luksoze në përdorim të Ministrit të Brendshëm, blerë nga Policia e Shtetit me një vlerë marramendëse që sipas Lleshajt vlen 50 mijë euro dhe jo 100 milionë lekë, siç ka deklaruar CNA.al.

Në fakt, zoti Lleshaj duhet ta dijë se vlera e një mjeti kur të hyjë në Shqipëri, duhet të ketë një faturë TVSH-je, duhet të zhdoganohet, duhet të targohet, duhet t'i pritet siguracioni.

Prandaj e sfidojmë publikisht ministrin e Brendshëm, për të kuptuar të vërtetën, të publikojë dokumentin e blerjes, në emër të kujt personi është blerë ky automjet apo në emër të cilit institucion. Zhdoganimin e tij, faturën e zhdoganimit, targimin dhe regjistrimin e mjetit në DPSHTRR. (E cila e njeh si mjet privat). Dhe çdo dokument tjetër që lidhet me këtë mjet luksoz, blerë në kohë pandemie.

Na vjen shumë keq që zoti Lleshaj, ministri që fle mbi dosjet e krimit, përfshirë dhe dosjen e dhunës ndaj meje, gati tre vite e gjysëm më parë, në mes të Tiranës, në mes të ditës, për të cilën nuk ka askush vullnet për ta zbuluar. Por ministri duhet ta kuptojë se nuk ka asgjë personale me të. Kam vetëm përgjegjësin e detyrës time si gazetar.

Unë nuk jam shenjtor, gaboj. Por nuk jam as laro i krimit dhe as i financuar nga krimi, por viktimë e sulmeve të tij, jo vetëm me leva pas koke, por edhe me sulme mediatike, nga njerëz të botës së krimit, të cilët Sandër Lleshaj i ka vizituar në studiot e tyre.

Unë jam një gazetar i lirë, në këtë punë, po nuk je në dijeni, prej gati 20 vitesh, edhe në disa nga mediat dhe emisionet më prestigjoze në vend. Por meqënesë je drejtuar me atë gjuhë fyese drejt meje dhe redaksisë po të sfidoj publikisht të publikosh dokumentet dhe të vendosësh emrin tim dhe të redaksisë në përgjigjen e dhënë dhe të na tregosh kush janë tutorët dhe larot e krimit që qëndrojnë pas nesh.

T’i lëmë fjalët e tepërta, akuzat dhe fyerjet. Zoti Lleshaj kur nuk ke argumentet dhe faktet, apo dokumentet për t’i servirur publikut, mënyra më e mirë për t’u mbrojtur është sulmi. Duke fyer, sharë dhe intimiduar ata që thonë të vërtetën. Presim nga ju të na tregosh dokumentat e mjetit. Dhe pse u vendos të blihej pas tërmetit shkatërrues dhe pandemisë. Në kulmin e një krize ekonomike dhe financiare për vendin.

Një makinë luksoze, e cila sipas teje nuk vlen 100 milionë lekë. Por sipas nesh, me çmimet e tregut me vlerën që ka, me faturët që duheshin paguar, ndoshta mjeti mund të shkojë diçka më pak se 100 milionëshi. Por, edhe me vlerat që thoni ju, me ato shuma parash do të ndërtoheshin disa shtëpi për banorët që rrinë në çadra apo disa respiratorë për spitalet shqiptare në kohë pandemie.

Në fund pas kërkesës për të publikuar dokumentat, sepse fatkeqësisht ratë nga niveli i një gjenerali ushtrie në atë të një “kapteri” partie, ju sfidoj publikisht t’I përgjigjeni edhe një pyetje tjetër, të bërë gati një vit e gjysëm më parë, në lidhje me një vilë në Gjirin e Lalzit, e cila përdorej sistematikisht nga ju deri ditën që u emëruat ministër, dhe që nga ajo ditë ajo qëndron në çelës.

Çelësat i keni ju dhe nuk i ka më Doda, por ua ka dorëzuar shumë vite më parë. Pavarësisht se në emër të kujt është. Ka ardhur koha të flasim me fakte dhe argumente zoti Lleshaj.

Qetësohuni, merrni frymë thellë. Në qoftë se keni nevojë pini edhe ndonjë qetësues. Nuk keni faj, jeni një ish-gjeneral ushtrie, që la gradat për t’u bërë “kapter” partie. E rëndësishme është të qëndroni në detyrë dhe të luftoni krimin, jo të zhgrryheni me të. Të rrisni sigurinë për qytetarët shqiptarë dhe jo të numëroni të vdekurit në autostradë, siç po bëni çdo ditë.

Ju sfidoj publikisht të na nxirrni dokumentet e automjetit dhe të na tregoni të vërtertën e vilës tuaj në Gjirin e Lalzit.

Sa për gjyqe, kërcënime dhe intimidime, ju lutem vendosni emrin tim në ato sulme dhe të CNA.al dhe pastaj të shohim kush ka përgjegjësi ligjore.

Media e lirë që denoncon apo “kapterët” e partive që lënë gradat e gjeneralit, për të shijuar luksin e një ministry që nuk i mjaftonte mjeti në shërbim të tij, por në kulmin e halleve të shqiptarëve kërkoi luksin e munguar.

Në pritje të përgjigjes tuaj, i nderuari gjeneral që u ktheve në “kapter partie”. Me respekt për të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Nga Elvi Fundo / CNA.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Keli17/09/2020 15:26

Kjo vetem gazetari nuk mund te quhet. Kur nisesh te tregosh nje fakt duhet te jesh thellesisht i informuar. Dhe kete duhet ta kete gazetari te plote dhe jo tja kerkoj ministrit apo kujdo tjeter perndryshe mbetet nje shpifje ose dhe me keq, nje fake. Nese do ti sevirte me prova per cfare akuzon ministrin atehere do te ishte gazetari.

Redi.15/09/2020 21:22

Te na rroje Partia sh Besnik me ne krye Skenderbeun bojaxhi dhe mashtrues.

Fieri14/09/2020 17:21

Bravo besniku partis qe i ben llap tepsis

Miu te kiu14/09/2020 16:23

Te lumte besniku i partise. Leshaj q... me peleshajn.

KS14/09/2020 15:21

Nje BMW si kjo e Lleshit e vitit 2020 me 20,000 km e perdorur ne Gjermani kushton 70.000€ —80.000€, kurse e re me 0km i kalon 100.000€. Prandaj Lleshi harron qe jemi ne kohen e internetit dhe me sekonda te del çmimi i makines. O Llesh te pjerdhsha ne vesh. O hajdut Mirdite se vetem hajdutër dhe të pabesë ka nxjerr ajo trevë.

Alfons Malo14/09/2020 12:47

BRAVO ,BRAVO! PO KU KA BYTH TE TE DALE PUBLIKISHT AI VERDHACUK?PO KU I ESHTE BESUAR GJENERALLLEKU ATIJ MORE DHE HAPU O TOKE E FUTU?PO AI PER TE DREJTUAR USHTRI"GJENERALI", KURREN E KURRES.PO I LUIMTE BYTHA BERI CA LEKE KETO DITE DHE MERR TESPITE E PENSIONISTIT DHE "GJENERALI" NE LIRIM

Besniku14/09/2020 12:23

Mos e vrit mendjen z. Lleshaj nga sulmet e gazetarëve anonim. Këta palo gazetarë duan t'i ngrënë vlerën vetes duke kërkuar të bien në sy.

Shto koment

Denonco