Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Shteti karagjoz i lë rrugëve, ish-gjykatësit shqiptarë në Strasburg

Shteti karagjoz i lë rrugëve, ish-gjykatësit shqiptarë në Strasburg

14:02, 07/09/2020
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani.

Shteti karagjoz nuk ka brirë, por fytyrën e përmbajtjen e shtetit tonë. Ndërkohë që Gjykatën Kushtetuese e mban të mbyllur, se medemek s'ka njerëz, dy gjykatës shqiptarë që shërbyen në gjykatën e Strasbourg rrinë rrugëve, d.m.th. në punën e tyre.

Një shtet normal, i përgjegjshëm dhe me dinjitet do t'i ofronte automatikisht pa garë vendin më të parë vakant në Gjykatën Kushtetuese. Aq më tepër në kushtet e sotme kur nevoja për atë gjykatë është e madhe dhe ka vend për të dy zotërinjtë që shërbyen në Strasbourg!

Ja një zgjidhje e shpejtë dhe dinjitoze për zhbllokimin e Gjykatës Kushtetuese! I lëmë të gjitha të tjerat, por shteti do nderonte veten më së pari duke vlerësuar burimet njerëzore që shërbyen në emër të tij në gjykatën më të lartë të Europës.

Ah po harrova, s'e di ç'mendojnë Ambasadat për këtë punë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco