Osmani: Delegacioni nuk arriti t’i sjellë Kosovës pikërisht ato që i premtoi

Osmani: Delegacioni nuk arriti t’i sjellë Kosovës pikërisht ato që i premtoi

12:35, 05/09/2020
A+ Aa A-

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani, ka dhënë gjykimin e saj për marrëveshjen Kosovë - Serbi dhe arritjet e delegacionit kosovar në Uashington.

Në mesazhin e saj në Fb, Osmani shprehet se Delegacioni i Kosovës nuk i solli vendit, tetë premtimet e mëdha që kishte bërë:

"Njohja nga Izraeli është një prej njohjeve më të rëndësishme që i ka ardhur Kosovës qe një kohë të gjatë, - shkruan Osmani. -  Kjo edhe njëherë dëshmoi se që nga shpallja e pavarësisë sonë, Shtetet e Bashkuara kanë rol ekzistencial në përkrahjen dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar te Kosovës.

Në anën tjetër, delegacioni i Kosovës nuk arriti t’i sjellë vendit pikërisht ato që i premtoi qytetarëve dhe Kuvendit qe një kohë të gjatë:

Njohjen e ndërsjellë me Serbinë

Mosnegociimin e shfrytëzimit të resurseve (siç është Ujmani)

Mospranimin e Mini-Schengenit (ose siç e quanin mini-Jugosllavi)

Mosprekjen e kushtetutës dhe deklaratës së pavarësisë (meqë për 1 vit u hoq dorë dhe u shpall moratorium mbi nenin 17 të kushtetutës dhe nenet 8 e 9 të deklaratës së pavarësisë)

Rezultate konkrete për të pagjeturit

Dëmshpërblim për reparacionet e luftës

Përgjegjësi të Serbisë për krimet e kryera në Kosovë

Eliminim të plotë të barierave jotarifore që Serbia i ka vënë Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

N05/09/2020 15:05

Shkuan ne Amerikë për të hequr vetullat ,nxoren sytë.Marrëveshne shumë e dëmshme për kosoven.E fituar doli Serbia dhe Trampi.

Shto koment

Denonco