'Edvin Hajduti dhe Karlo Malavita nuk ngopen: Vjedhin 1,1 miliardë lekë me skemën e re'

'Edvin Hajduti dhe Karlo Malavita nuk ngopen: Vjedhin 1,1 miliardë lekë me skemën e re'

10:32, 03/09/2020
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha

Edvin Hajduti dhe Karlo Malavita nuk ngopen. Ata me një skemë të re vjedhin së bashku 1,1 miliardë lekë. Skema është si vijon.

Mirlinda Kaçanaj, e famshme për vjedhjet me tenderë sekret, në më pak se 2 vite, duke thyer çdo rregull, i jep me urdhër, sekserit të Karlo Malavitës, tendera me vlerë 7,5 miliardë lekë.

Sekser Gjelishti, kompania e të cilit nuk ka asnjë aktivitet, por vetëm fiton gjithnjë tenderë nga Ndrikull Karçanaj, nga shtatori 2019 gjer në mars të vitit 2020, ka fituar tendera nga Ndrikull Karçanaj 1,5 miliardë leke, nga të cilat 1 miliard, pra rreth 70% të tyre - Sekser Gjelishti me gjakftohtësi kriminale, pa iu dridhur dora, i derdh direkt sipas dokumenteve bankare origjinale në llogaritë e kompanive me pronarë Karlo Malavita dhe bashkëshortes së këtij të fundit, Ndrikull Alba.

Pra, Sekser Gjelishti i dorëzon menjëherë 70% të parave të fituara e tenderët, ndërkohë që nuk ka asnjë aktivitet tjetër privat përveç guximit për të vjedhur paratë me tendera të narko-qeverisë, natyrisht për llogari të Edvin Hajdutit dhe Karlo Malavitës.

Motivi i këtij transaksioni, sipas vet Sekser Gjelishtit, duke dhënë për “reklamë” 70% të shumës që merr nga tenderat, pa pasur asgjë për të reklamuar, është se Karlo Malavitën e kam mik me kokë.

Po ju rikujtoj këtu se ky është vetëm rasti i fundit i vjedhjeve të përbashkëta të Edvin Hajdutit dhe Karlo Malavitës.

Seria e vjedhjeve të tyre është e gjatë, ndër të cilat po rikujtoj:

1 – 5000 m² tokë publike, caktuar për gjimnaz, që ka çmim tregu 1200 euro m²  (pra 6 milionë euro) dhe

2 - godina të ndërtuara nga taksat e shqiptarëve (Bunk - Art 1 & 2 si dhe Shtëpia me Gjethe);

Këtu më poshtë keni denoncimin me të gjitha dokumentet zyrtare nga ish-deputeti Endri Hasa të kësaj vjedhjeje të përbashkët të Edvin Hajdutit me Karlo Malavitën të një miliardë lekëve të taksapaguesve shqiptarë.

 https://www.facebook.com/endrihasa.al/videos/319891505781461/?vh=e&extid=gicsle6Uc0R04SkA&d=n

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco