Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Dy dokumentet që lidhin pronarët e inceneratorëve me Ben Blushin

Dy dokumentet që lidhin pronarët e inceneratorëve me Ben Blushin

12:53, 31/08/2020
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur një hetim në lidhje me koncesionet e inceneratorëve në Shqipëri.

SPAK ka thënë që po heton të tre koncesionet, pra që fillojnë nga Elbasani 22 milionë euro, Fieri 28 milionë euro dhe 128 milionë euro në Tiranë. Pra, një koncesion që shkon të paktën 178 milionë euro.

Por ku lidhen pronarët e inceneratorëve me Ben Blushin dhe Vjollca Hoxhën?

Kujtojmë këtu se disa muaj më parë, CNA.al tregoi me dokumente ekskluzive se dy aksionerët e kompanive që kanë marrë me koncesion inceneratorët, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, janë bashkëortakë me Ben Blushin, por marrëdhënien tregtare e ka bashkëshortja e tij Eva Blushi.

Sot po risjellim sërish, dokumentet ekskluzive, të cilat tregojnë se Eva Blushi është bashkëortake, me 33% të aksioneve, me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, në një kompani të ndërtuar në Bullgari. 

Image

Pra, këta dy persona Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, së bashku me Eva Blushin, bashkëshorten e Ben Blushit, kanë ndërtuar në Bullgari një kompani Em Capital Group Ad, ku Eva Blushi gëzon 33% të aksioneve.

Më pas kjo kompani vjen në Shqipëri dhe blen 51% të aksioneve të Valtelina Kafe, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe dhe që “rastësisht” ka të njëjtët pronarë me Top Channel.

Image

Pra, pronarët e inceneratorëve marrin para nga taksat e shqiptarëve dhe shkojnë e ndërtojnë kompani në Bullgari me bashkëshorten e Ben Blushit.

Më tej çfarë ndodh?

Kjo kompani vjen në Shqipëri dhe ble Valtelina Kafenë.

Skema është e qartë. Paratë nga qeveria shkojnë tek inceneratorët, më pas ndërtojnë një kompani në Bullgari, e cila vjen në Shqipëri dhe blen Lori Kafenë, e cila është në pronësi të Vjollca Hoxhës, me 49% të aksioneve.

Image

Pra, sot Vjollca Hoxha është ortake me Ben Blushin tek Lori Kafe, dhe me pronarët e inceneratorëve, të cilët marrin paratë nga qeveria për koncesionin e inceneratorëve dhe me këto para blejnë 51% të Lori Kafesë.

Skandali është publikuar, ky është një dokument tjetër për tu hetuar nga SPAK.

Pse u ndërtua kompania në Bullgari?

Cila ishte arsyeja pse u ndërtua atje dhe më pas erdhi e bleu Lori Kafenë?

A i ka paguar 700 mijë dollarët Eva Blushi, pasi duke qënë aksionere me 33% duhej të paguante një shumë për blerjen e Lori Kafesë, e cila ka kushtuar 2.2 milion dollar.

Fakti është se ekziston akti i shit-blerjes së Lori Kafesë, kompania në Bullgari, Eva Blushi dhe ortakëria me Vjollca Hoxhën.

SPAK është përballë faktit për të zbardhur të vërtetën.

Ku u gjetën paratë? Si u ble Lori Kafe dhe çfarë fshihet pas këtij transaksioni 2.2 milion dollarë?/CNA.al

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco