Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Ish-ministri: Greqia zgjeron detin me 12 milje në Jon, Rama hesht

Ish-ministri: Greqia zgjeron detin me 12 milje në Jon, Rama hesht

17:20, 26/08/2020
A+ Aa A-

Ish-ministri i Jashtëm dhe ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu, ka reaguar në lidhje me vendimin më të fundit të qeverisë greke për tu zgjeruar me 12 milje në Jon.

Shehu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se Rama, që anatemoi marrëveshjen e detit të vitit 2019, derisa e rrëzoi atë, hesht tani që Greqia zgjeron ujërat territorial.

Ndër të tjera ish deputeti është shprehur se këto janë veprimet e një qeverie, e cila është në ikje dhe ka plot mëkate.

Reagimi i plotë i Tritan Shehut:

Rama hesht tashti qe Greqia zgjeron ujërat e saj territoriale ne 12 milje ne Detin Jon!

Qe ne fillim dua te theksoj se ne parim eshte e drejta e Greqise te beje perpjekje te tilla.

Cështja qëndron te Rama, i cili dje anatemoi deri sa e rrezoi Marrëveshjen e vitit 2009, me e mira e mundshme e realizuar e me distance 6 milje, me tej pengoi dërgimin ne Hage ne mirëkuptim te te dy palëve te çështjes kur dhe Greqia ne atë periudhe nuk e kundështonte, duke kaluar nga shkatërrimi aventuresk i marrëdhenieve strategjike me atë vend, ne humbje te plote dinjiteti me ‘kënge e valle’.

Janë pikërisht këto veprime absurde e te qellimshme rilindase ne politiken e jashteme e Rajonale, qe i kane sjelle vendit tone deme te pa llogaritshme ne maredheniet e pozicionin tone, ne procesin tone te integrimit e humbjen e rolit per stabilitetin e Rajonit, rol qe tashme i ka kaluar Vucic.

Jane keto pasojat e nje politike te tille kokeposhte te kesaj Rilindje prej periudhës ne opozite te saj, qe sot e kane komplikuar dhe e komplikojne shume gjendjen ne Rajon, pozicionin tone, duke veshtiresuar zgjidhjen perfundimtare te ceshtjeve te hapura, duke na handikapuar ne rol.

Kjo Qeveri ne ‘ikje’ pergjegjese direkte per cfare ‘gatoi’, tashme nuk ka as tagrin, as te drejten morale, politike a legale te negocioje per te tilla ceshtje, qe perfundimisht do te gjejne zgjidhje me Qeverine e re demokratike, nen nje fryme bashkepunimi e pergjegjeshmerie te thelle, qe do te forcoje stabilitetin e Rajonit e do te vendose perseri vendin tone ne pozicionin e domosdoshem per kete.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mondi26/08/2020 21:21

Edhe Ju bashke me Saliun nuk u treguat burra me te mire. Me mire ta zgjidhe Gjykata Nderkombetare kete ceshtje se asnje politikan shqiptare nga keta te sotshmit nuk jep as garancine minimale.

Shto koment

Denonco