As paketë financiare, as masa: Qeveri pa plan për arsimin

As paketë financiare, as masa: Qeveri pa plan për arsimin

12:28, 26/08/2020
A+ Aa A-

Nga Luçiano Boçi.

Qeveria është mjaftuar me publikimin e rregullave anti-covid që duhet t’i nënshtrohen nxënësit dhe tre skenarëve me sens telenovele. Paketë financiare nuk ka. As dhe paketë masash konkrete. Dhe pa këto, protokollet e sigurisë mbeten vetëm në letër, pa garancinë e zbatimit rigoroz dhe janë fiktive.

Shkollat në pjesën dërmuese, janë të degraduara fizikisht dhe kushtet e tyre higjeno-sanitare, i shërbejnë më shumë virusit se sa nxënësve.
- Përgjatë kësaj kohe, nuk u mor asnjë ndërhyrje rregulluese.
- Asnjë investim i bërë dhe asnjë i parashikuar.
- Ndërkohë, klasat në shkollat e populluara, nuk janë shtuar dhe zhvillimi me turne, duke e shtrirë mësimdhënien në kohë, rrit rrezikun e përhapjes dhe ul përkujdesin e stafeve mësimore.

Protokollet që të realizohen, kërkojnë një mbështetje financiare për nxënësit dhe mësuesit.
- Maskat një përdorimëshe rrisin kostot e shkollës në masë të papërballueshme për familjet shqiptare.
- Ndërsa mjetet mësimore dhe didaktike, duhen rifreskuar në frekuencë të shpeshtë.

Por Rama nuk e ka në plan të harxhojë lekë për nxënësit e mësuesit.
- Në shumë pika rregullat janë krejt të pazbatueshme, sidomos me nisjen e motit të frohtë, sepse shkollat janë pa sisteme ngrohje e në gjendje fizike mjerane.
- Klasat duhet të pajisen me banga një vendëshe, për të siguruar distancën.

Një shembull: Italia fqinje porositi 3 milion të tilla.
- Ndërsa personeli mësimor duhet të shtohet në mënyrë emergjente, duke rishikuar dhe normën mësimore të mësuesit, puna e të cilit ngarkohet me shumë protokolle.
Leksioni vjen nga Kosova.

Ministria e arsimit këtu kërkoi punësimin e 1000 mësuesve për përballimin e situatës.
- Është krejt e pamundur që ky personel aktual, të përballojë mënyrën e re të mësimdhënies me rregulla shtesë.

Por a ka mendje Rama me Shahinin për ta bërë këtë, për të financuar për arsimin, ndërkohë që bëjnë të kundërtën?! Aspak! Arsimi, nxënësit, prindërit nuk janë në vëmendjen e tyre. Pa masat reale, konkrete dhe paketat financiare, shkollat ka rrezik të shndërrohen në “bomba” pandemike!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco