Basha: Vepra dhe jo fjalë për mjekët dhe infermierët, rritje pagash deri në 1200 euro

Basha: Vepra dhe jo fjalë për mjekët dhe infermierët, rritje pagash deri në 1200 euro

09:45, 26/08/2020
A+ Aa A-

Kryetarai i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook rreth situatës në të cilën gjenden mjekët dhe infermierët që po luftojnë me pandeminë e covid-19.

Ja postimi i plotë i kreut të opozitës:

Mjekët dhe infermierët tanë kanë nevojë për mbështetje dhe mbrojtje të veçantë nga shteti për shërbimin kolosal që i kanë bërë vendit, në veçanti në këto kohë pandemie. Rritja e pagave të tyre është jetike por ajo duhet të jetë reale dhe jo elektorale.

Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për ti trajtuar me dinjitet personelin shëndetësor. Por kjo është e pamundur sa kohë që kemi një qeveri që i çon paratë e taksave të shqiptarëve tek koncesionet korruptive, dhe shpenzimet për shëndetin publik janë më të ulëtat në rajon.

Ne do ti anullojmë koncesionet korruptive dhe paratë do të përdoren për mbështetje reale për mjekët dhe infermierët, me rritje pagash, me pajisje dhe kushte më të mira për tju shërbyer qytetarëve. Me planin tonë ne do të mundësojmë ndryshimin e madh në shëndetësi me paga dinjitoze të niveleve rajonale për ta: 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët.

Kjo qeveri është treguar mosmirënjohëse me mjekët dhe infermierët edhe gjatë pandemisë. Pa asnjë vonesë tjetër, qeveria Rama duhet t’u japë atyre shpërblimin e premtuar prej 1000 euro. Stafet mjekësore janë profesioni më jetik i vendit. Atyre ju detyrohemi vepra dhe jo premtime te pambajtuara.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ervin26/08/2020 21:07

Jo or ti une them t'ju japim 12000 ose 120000. Respekt per Bashen por mos fol kot. Ne rradhe te pare duhet nje plan i detajuar ekonomik ,nje strategji ekonomike. Ku do gjehen keto para kur ky vend nuk prodhon asgje ,as prodhime industriale as bujqesore. Duhet stabilizuar ekonomia te hapen vende pune te ndaloje ikja e njerezve te rriten te ardhurat e buxhetit e pastaj diskutojme sa do paguhen mjeket sa arsiumtaret e sa policet. Sepse te gjithe kane rendesine e tyre. Edhe arsimtari qe do mesoje brezin e ri ,te ardhmen e ketij vendi ,edhe policia qe te na ruaje nga keqberesit dhe shume e shume pjese te tjera te administrates. Por me nje ekonomi kaotike si kjo e jona nuk ben dot plane as per 1 jave. Ne rradhe te pare duhet nje plan ekonomik dhe nje strategji gje qe te cilen nuk e shoh. Kam frike duke vepruar keshtu do kemi nje vazhdim te asaj qe kemi pare 30 vjet ,flasim dhe kritikojme paraardhesit dhe kur vijme ne pushtet themi se e kane lene aq zi sa qe nuk kemi shume mundesi ta rregullojme shpejt. Keshtu kalojne edhe 4 ose 8 vjet dhe behet rotacioni i rradhes. Rilindja erdhi ne pushtet duke thene se do krijojr shtet. Shume e besuan edhe te frustruar nga qeverisja Berisha. Ata erdhen ne pushtet dhe jo vetem nuk krijuan shtet por u treguan shume me te keqinj se Berisha gje e cila dukej e pamundur. Nese Basha kerkon te vije ne puishtet vetem se Rama ka qeverisur keq me mire te mos vije. Nuk duam qeverisje qe merren vetem me propagande se si ishin te tjeret se kjo lloj politike na ka lene ne vend numero. Duam politikane me vizion me plane te detajuara. Kjo supozon pune serioze duke harxhuar kohe per te pergatitur keto plane. Konstatimi se Rama e ka shkaterruar kete vend nuk eshte arritje e mendimit ,kete ta thote kushdo qe e ndalon ne rruge dhe e pyet. Kerkojme jo thjesht dike tjeter ose pak me te mire se Rama ,kerkojme dike qe te jete shume here me i mire se ai per te patur shprese se ky vend do rregullohet.

Sadna26/08/2020 16:06

Mjeket te kualifigum per te qene me te denje nje gen sesa pergatitjet qe nuk funksionojne ne fushat e te nje pjekurie studimi mendojme nje sfer me te zh illum ne kategorite ndryshe

MIRA 26/08/2020 09:58

vetem per vepra nuk shquhet Basha . nuk e di a e kupton fajin qe ka ne te gjithe kete situate ? Rama eshte ok, Basha eshte pupaci ne duart e tij me te cilin argetohet , gjithmone ne kurriz te shqiptareve qe kane mbetur

Shto koment

Denonco