Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Ndërron jetë Thimio Kondi, kostitucionalisti, avokati, ish-kryetar i Gjykatës së Lartë

Ndërron jetë Thimio Kondi, kostitucionalisti, avokati, ish-kryetar i Gjykatës së Lartë

07:58, 26/08/2020
A+ Aa A-

Ka vdekur në moshën 72-vjeçare,  Thimio Kondi, kostitucionalisti, avokati, ish kreu i Gjykatës së Lartë në vitet 1997 -1999. Kondi ka ndërruar jetë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, të cilën nuk mundi ta përballojë.

Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 1977. Nga viti 1978 deri në vitin 1982, ka ushtruar detyrën Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier.

Në vitet 1982-1990 ka ushtruar detyrën si specialist në Sektorin e Studimeve në Gjykatën e Lartë dhe gjatë viteve 1990 – 1992 ka qenë Drejtor i Drejtorisë së Studimeve në Ministrinë e Drejtësisë. Në vitet 1995 – 1997 ka ushtruar profesionin e avokatit pranë Qendrës Shqiptare të Të Drejtave të Njeriut.

Në vitet 1992 – 1994 ka ushtruar funksionin e Gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese. Në vitet 1997 – 1999 ka ushtruar detyrën Ministër i Drejtësisë.

Në vitet 1999 – 2008, Z. Kondi ka ushtruar detyrën Kryetar i Gjykatës së Lartë. Gjatë viteve 1999 – 2008 Z. Kondi ka ushtruar funksione dhe detyra ex-officio të tilla si Anëtar i Këshillit Të Lartë Të Drejtësisë, Kryetar i Bordit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, Kryetar i Konferencës Gjyqësore Kombëtare. Gjatë viteve 2008- 2013 ka ushtruar profesionin si Avokat.

Z. Kondi ishte Anëtar i Bordit Këshillimor të Shoqatës Ndërkombëtare për Administrimin e Gjykatave

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Qytetari26/08/2020 09:59

Ky legen e komunist i keq hajdut qe mbronte skemen e vjedhjeve qe bente Besnik Imeri ne apelin e Durrest. Turp i drejtesise ! Ska drejtesi Me komunista

Messi 26/08/2020 08:41

Kelysh, i diktatures!

Shto koment

Denonco