Ndahet nga jeta publicisti i njohur, Basha mesazh ngushëllimi

Ndahet nga jeta publicisti i njohur, Basha mesazh ngushëllimi

22:02, 25/08/2020
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha a ngushëlluar familjen e publicistit Kostaq Xoxa, i cili është ndarë ditën e sotme nga jeta.

‘Profesor Kostaq Xoxa ishte një mësues i palodhur i shumë brezave në kryeqytet dhe një anëtar themelues i Shoqatës së të përndjekurve politikë dhe i gazetës së tyre ‘Liria’, shkruan Basha në mesazhin e tij.

Mesazhi i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Mësova me hidhërim të thellë largimin prej nesh të Kostaq Xoxës, publicistit të njohur, gazetarit aktiv në shtypin e pasviteve ’90 dhe djalit të një prej themeluesve të shkollës së gazetarisë moderne të viteve ’30, Zoi Xoxës.

Emrin e Kostaq Xoxës e gjen si redaktor në dhjetëra libra me kujtime të të burgosurve politikë, e gjen si bashkautor në publikime të vyera mbi gjuhësinë, historinë dhe memuaristikën, e gjen edhe si aktivist të dorës së parë në shumë beteja për të drejtat që do ta afronin Shqipërinë me botën perëndimore. Qindra mijë lexues e kanë patur Kostaq Xoxën një këshilltar të dorës së parë në letërkëmbimet publike që ai mbante në shtypin e shkruar.

Profesor Kostaq Xoxa ishte një mësues i palodhur i shumë brezave në kryeqytet dhe një anëtar themelues i Shoqatës së të përndjekurve politikë dhe i gazetës së tyre ‘Liria’.

Me profesor Kostaqin kisha njohje personale, sepse ai ishte bashkëshorti i mësueses time Meritës. Shumë herë gjatë këtyre viteve në politikë, unë konsultohesha me këtë çift iluministësh, ata ishin burim energjie dhe referencë se betejat për dijen dhe të drejtën gjithmonë ja dalin mbanë, me sado kundërshtarë të përballen.

Me largimin e profesor Kostaqit, unë humba një mësues të vyer, kurse mësuesja ime Merita humbi njeriun e saj më të shtrenjtë.

Unë i gjendem pranë asaj dhe Nelit e Jetonit në këtë çast të dhimbshëm me bindje se ëndrra e Kostaq Xoxës që Shqipëria të bëhet vendi i së drejtës, vendi i denjë europian që ai dhe i ati i tij, publicisti Zoi Xoxa dëshironin, të bëhet sa më shpejt realitet. U prehtë në paqe!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

QYTETARI dt 26 gusht 2020 26/08/2020 00:35

Po mo Daj Jaku po. HIPOKRIZIA e këtyre është e pa fund si nga njëri krah ashtu edhe nga krahu tjetër.

Daj Jaku25/08/2020 23:14

Shumë llafe të mallëngjyeshme,bpor shtëpinë e sekuestruar nga enveri në bllok për rojen e tij personale nuk ja kthyet as ju të PD. Llafe pa para'.

Shto koment

Denonco