Kriza në Kakavijë/ Rama nuk jep zgjidhje: Kemi biseduar me palën greke, e njëjta situatë edhe në kufijtë e tjerë

Kriza në Kakavijë/ Rama nuk jep zgjidhje: Kemi biseduar me palën greke, e njëjta situatë edhe në kufijtë e tjerë

21:41, 15/08/2020
A+ Aa A-

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me situatën në Kakavijë.

Rama shprehet se kanë biseduar me zyrtarët grekë të cdo niveli, që përgjigjet për situatën në kufijtë e Greqisë.

Kreu i qeverisë thekson se përgjigja që është marrë ka qenë se e njëjta situatë paraqitet në të gjithë kufijtë e Greqisë, jo vetëm me Shqipërinë.

“Gjatë gjihë ditës kemi bashkëpunuar me palën greke në çdo nivel. Kemi gjetur mirëluptim e gatishmëri dhe faktin është se e njëjta situatë është edhe në kufijtë e tjerë të Greqisë.

Faleminderit për vazhdimin e punës gjatë natës sot dhe lutemi mirëkuptimin e qytetarëve në vijim!”, shkruan Rama.

Situata në Kakavijë vazhdon të jetë problematike, ndërsa në kulmin e fluksit, radha e makinave shkoi mbi 20 kilometër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco