Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

VIDEO/ ‘Shqiptarët e ngecur në rrugët e një atdheu, që jo vetëm nuk i mban, por as i përcjell dot!’

VIDEO/ ‘Shqiptarët e ngecur në rrugët e një atdheu, që jo vetëm nuk i mban, por as i përcjell dot!’

20:08, 15/08/2020
A+ Aa A-

‘Radhët në Kakavijë  janë vetëm copëzat e mijëra përpjekjeve njerëzore, për të punuar dhe jetuar me dinjitet’ është shprehur ish deputeti Ervin Salijani, pas krizës humanitare që po ndodh në Kakavi mes radhës kilomentrike të shqiptarëve që duan të largohen nga ky vend.

Në një status në Facebook, Salijani ka shpërndarë një video të kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit përpara se të vinte në qeveri thoshte se shqiptarët ikin jashtë për shkak të mjerimit, ndërsa kur erdhi në pushtet, deklaroi se ikja e shqiptarëve nuk lidhet me mënyrën si qeveriset.

Salijani ka bërë thirrje që ‘ka ardhur koha të rrinë shqiptarët dhe të ikin të dështuarit që qeverisin’.

Postimi i plotë i Ervin Salijanit:

Shqiptarët sot janë të ngecur në rrugët e nië atdheu që jo vetëm nuk i mban por as i përcjell dot!

Radhët në Kakavijë  janë vetëm copëzat e mijëra përpjekjeve njerëzore për të punuar dhe jetuar me dinjitet.

Me mjerimin dhe frikën që shohin dhe jetojnë çdo ditë shqiptarët nga kjo qeveri e dështuar ikja është kthyer në kryefjalë.

Ka ardhur koha të rrinë shqiptarët dhe të ikin të dështuarit që qeverisin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco