Meta në Kishën e Shën Kollit në Himarë, aty ritualet fetare kryhen në gjuhën shqipe

Meta në Kishën e Shën Kollit në Himarë, aty ritualet fetare kryhen në gjuhën shqipe

19:30, 15/08/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ndodhet sot në Pilur të Himarës, për të marrë pjesë në ceremoninë e vlerësimit të patriotëve të zonës dhe figurave të njohura të isopolifonisë.

Gjatë mbrëmjes, kreu i shtetit ka vizituar kishën e Shën Kollit në Pilur dhe ka uruar banorët për festën e Shën Mërisë. Presidentit Meta shprehet se kremtimi i kësaj feste është një moment vlerësimit për patriotizmin e priftërinjve pilurjotë të cilët vazhdimisht i kanë kryer ritet fetare në gjuhën e bukur shqipe.

“Nga Kisha e Shën Kollit (Nikollës) në Pilur, ju uroj banorëve të zonës, Himarës dhe të gjithë besimtarëve shqiptarë ortodoksë festën e bekuar të Shën Marisë.

Për shumë mot gëzuar!

Kremtimi i saj, si dhe i gjithë festave fetare na kujtojnë patriotizmin e priftërinjve pilurjotë të cilët vazhdimisht i kanë kryer ritet fetare në gjuhën e bukur shqipe”,- shkruan kreu i shtetit në mesazhin e tij.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco