Paralizohet Kakavija/ Qytetarët bllokojnë rrugën: Duam të drejtat tona

Paralizohet Kakavija/ Qytetarët bllokojnë rrugën: Duam të drejtat tona

17:24, 15/08/2020
A+ Aa A-

Prej më shumë se 3 ditësh, shqiptarët kanë mbetur të bllokur në pikën kufitare të Kakavijës, kjo dhe për shkak të masave anti covid të vendosura nga shteti grek.

Ditën e sotme, situata u rëndua së tepërmi (15 gusht), pasi rradha e automjeteve shkoi deri në 25 kilometra.

Në këto momente pala greke e ka pezulluar punën, teksa mijëra emigrantë shqiptarë që punojnë e  jetojnë në Greqi, vijojnë të presin në temperatura të larta.

Ata nuk janë dakord me këtë situatë e cila nuk është aspak normale, ndaj dhe kanë bllokuar rrugën teksa kanë dalë nga automjetet e tyre dhe thërrasin: ‘‘Duam të drejtat tona”.

Ata madje kanë marrë kazanet e plehrave dhe i kanë vendosur në mes të rrugës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco