VIDEO/ Denoncimi: Ndërton pa leje, deputeti socialist lë pa energji dhjetra familje në Tiranë

VIDEO/ Denoncimi: Ndërton pa leje, deputeti socialist lë pa energji dhjetra familje në Tiranë

16:46, 15/08/2020
A+ Aa A-

Zëdhënësja për mediat e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar nëpërmjet një video se si deputeti socialist Sadri Abazi ka lënë pa energji elektrike me dhjetra familje në zonën e Bulevardit të Ri në njësinë nr.9 në Tiranë, për shkak të një ndërtimi abuziv që po kryen.

Dhjetra familje mbeten pa energji elektrike tek zona e Bulevardit të Ri në njësinë nr.9 , për shkak të ndërtimit abuziv të oligarkut dhe deputetit të Partisë Socialiste Sadri Abazi, që vijon të përfitojë leje ndërtimi dhe tendera publik nga Qeveria dhe Bashkia Tiranë.

Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për të ndërprerë punimet dhe për të rilidhur energjinë elektrike për banorët, institucionet kanë primare interesin e oligarkut të Edi Ramës dhe jo interesin e qytetarëve.

Ky është shteti privat që ka ndërtuar Edi Rama, që i shërben vetem një grushti njerëzish dhe ka lënë në harresë qytetarët dhe hallet e tyre që shtohen çdo ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Santi15/08/2020 19:01

Korona ishalla, na kane lane dy dite pa drita ne mes te vapes plehrat.

Shto koment

Denonco