Basha, për krizën në Kakavijë: Njerëz të braktisur nga një qeveri e dështuar. Turp!

Basha, për krizën në Kakavijë: Njerëz të braktisur nga një qeveri e dështuar. Turp!

15:17, 15/08/2020
A+ Aa A-

“Njerëz të braktisur nga një qeveri e dështuar. Turp!” – Kështu e ka emërtuar kreu i opozitës, Lulzim Basha, krizën humanitare të krijuar ditët e fundit në Kakavijë, ku mijëra qytetarë janë në pritje të kalimit për në Greqi.

Kësaj krize sot sot iu shtua edhe tragjedia e një familejje shqiptare, fëmija 10-vjeçar i së cilës humbi jetën në aksidentin e shkaktuar nga kaosi në radhët e pritjes dhe për të cilat Partia Demokratike doli sot me një deklaratë të posaçme.

Në deklaratën e ripublikuar nga Basha nënvizohet se “kjo ngjarje e rëndë është një tjetër alarm tragjik për braktisjen e qytetarëve nga qeveria. Është e pafalshme që qeveria lejoi krijimin e radhëve të gjata, dhe nuk informoi qytetarët në kohë.”

Deklarata e plotë e Partisë Demokratike:

Mendimet dhe lutjet tona janë sot me prindërit dhe familjarët e fëmijës që humbi sot jetën në aksidentin tragjik, në mesin e krizës humanitare të krijuar prej 4 ditësh në pikën kufitare të Kakavijës. Zoti ju dhëntë forcë për ta përballuar dhimbjen dhe këtë humbje të rëndë.

Kjo ngjarje e rëndë është një tjetër alarm tragjik për braktisjen e qytetarëve nga qeveria. Është e pafalshme që qeveria lejoi krijimin e radhëve të gjata, dhe nuk informoi qytetarët në kohë.

Është në përgjegjësinë e qeverisë që Shqipëria u shndërrua në zonë të kuqe COVID, pasojë e të cilës është edhe kjo krizë humanitare në kufi.

Kjo krizë nuk zgjidhet me propagandë në rrjetet sociale. Nuk zgjidhet me postime virtuale nga rezidencat luksoze qeveritare ku pushon kryeministri, dhe as me xhiro me helikopter dhe rikthim në hotele me 5 yje ku pushojnë anëtarët e kabinetit të tij qeveritar.

Zgjidhja e krizës humanitare kërkon angazhimin në nivelet më të larta të qeverisë dhe komunikim të vazhdueshëm me qytetarët shqiptarë. Njerëzit meritojnë të trajtohen me dinjitet nga shteti i tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Aliko15/08/2020 16:20

Ti rri bej sehir edhe thur vetem plane..Ne te vertet asgje per kete narkokryeminister

Shto koment

Denonco