Andi Bejtja: Kemi një shtet që nuk bën as 'sikur'

Andi Bejtja: Kemi një shtet që nuk bën as 'sikur'

13:37, 15/08/2020
A+ Aa A-

Analisti, Andi Bejtja, nëpërmjet një shënimi të shkurtër në faqen e tij në Facebook, pasi ka ngritur shqetësimin për situatën në Kakavijë e cila ka agravuar në një katastrofë të vërtetë humanitare, shkruan se vendi është katandisur me një qeveri që nuk bën as “sikur”, po merr masat për të ndihmuar qytetarët e vetë, të bllokuar prej ditësh në kufirin shqiptaro - grek.

“Dita e tretë e radhëve kilometrike në Kakavijë: një katastrofë e vërtetë humanitare: një 10-vjeçar i vdekur dhe të moshuar e të mitur që kanë kaluar natën të shtrirë si lopë. Deri tani dorën e shtetit e kanë parë vetëm në etiketat e ujit me gaz, apo në rastin më fatlum pa gaz, që iu shpërndanë mbrëmë:

Nuk ngrihet asnjë shtab emergjence për këtë katastrofë të vërtetë humanitare; nuk mblidhet asnjë këshill bashkiak; nuk duket as Kryqi i Kuq, as kryqi i bardhë....

Zero dhe Shoqëria civile: të paktën të ngrënë çadra ku të ofrojnë ndihmë mjekësore dhe ushqimore...

Opozita mjaftohet vetëm duke sharë kryeministrin në Fb, në vend që t'i tundë dhëmbët dhe t'i bëjë ultimatume e t'i vërë afate për menaxhimin e situatës, si qeverisë edhe pushtetit lokal...

Shkurt dhe shqip, edhe njëherë ashtu si për Kovidin: nuk ka asnjë shans që një vend me parametrat, indekset nga më të këqinjtë në Europë dhe Rajon, për ekonominë, shëndetësinë, korrupsionin, organizimin shtetëror, respektimin e protokolleve, transparencën...etj, etj, të ketë sukses në luftën kundra kovidit apo çdo situate tjetër të ngjashme...dhe në kriza të tilla humanitare... Por çfarë është me e keqja, sot po shohim se ky shtet është i paaftë të bëj edhe "sikur "...

Sikur mbledh një shtab, bën një mbledhje këshilli bashkiak, mobilizon ushtrinë, ngre dhjetë çadra, çon ca mjekë e ca ushqime, i bën thirrje organizatave humanitare për ndihmë, etj, etj ....

Po jo, asgjë nga këto!

E pra nëse nuk bën asgjë nga këto, të bëjë atë që di më mirë: t'i japë për menaxhim me koncesion radhën kilometrike të Kakavijës, një privati...”, shkruan Andi Bejtja

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Landi15/08/2020 17:04

E kur ti marri pastaj pushimet shuli i gjate ??? Ne dimer ??? Ça flet o Bejte !!!!

tirana15/08/2020 15:02

O Bejte ! Po doli opozita per ti tundur dhembet siç thua ti -Qeverise ..., do çohet media " e lire dhe e pavarur " , e do te thone se : ...ja opozita e politizoi problemin , ajo po po e ben per fushate , etj, etj pallavra ....????!!!! Sa per te tjerat ke plotesisht te drejte ; i thone nje fjale te vjeter : " ky stan ket bylmet ka " ... '

Franko15/08/2020 14:26

Mo rrot k... cdo shtet ka rregullat evet ktu franc po presin Anglezet me hyp anija me hik shpi tyne

Shto koment

Denonco