PD, thirrje qeverisë: Angazhohuni! Kriza humanitare në Kakavijë nuk zgjidhet nga rezidencat luksoze!

PD, thirrje qeverisë: Angazhohuni! Kriza humanitare në Kakavijë nuk zgjidhet nga rezidencat luksoze!

13:06, 15/08/2020
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka lëshuar një deklaratë për përmasat e rënda që ka marrë kaosi në kufirin shqiptaro-grek, që kulmoi sot me vdekjen e një fëmije 10-vjeç në një aksident fatal.

Në këtë deklaratë godittet braktisja e mijëra qytetarëve nga qeveria dhe theksohet se "zgjidhja e krizës humanitare kërkon angazhimin në nivelet më të larta të qeverisë dhe komunikim të vazhdueshëm me qytetarët shqiptarë."

Deklarata e plotë e PD-së: 

Mendimet dhe lutjet tona janë sot me prindërit dhe familjarët e fëmijës që humbi sot jetën në aksidentin tragjik, në mesin e krizës humanitare të krijuar prej 4 ditësh në pikën kufitare të Kakavijës. Zoti ju dhëntë forcë për ta përballuar dhimbjen dhe këtë humbje të rëndë.

Kjo ngjarje e rëndë është një tjetër alarm tragjik për braktisjen e qytetarëve nga qeveria. Është e pafalshme që qeveria lejoi krijimin e radhëve të gjata, dhe nuk informoi qytetarët në kohë.

Është në përgjegjësinë e qeverisë që Shqipëria u shndërrua në zonë të kuqe COVID, pasojë e të cilës është edhe kjo krizë humanitare në kufi.

Kjo krizë nuk zgjidhet me propagandë në rrjetet sociale.

Nuk zgjidhet me postime virtuale nga rezidencat luksoze qeveritare ku pushon kryeministri, dhe as me xhiro me helikopter dhe rikthim në hotele me 5 yje ku pushojnë anëtarët e kabinetit të tij qeveritar.

Zgjidhja e krizës humanitare kërkon angazhimin në nivelet më të larta të qeverisë dhe komunikim të vazhdueshëm me qytetarët shqiptarë. Njerëzit meritojnë të trajtohen me dinjitet nga shteti i tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco