Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Kakavija, Berisha: Ngushëllimet më të ndjera familjes, dënimin më të ashpër Edvinit dhe qendrimit çnjerëzor

Kakavija, Berisha: Ngushëllimet më të ndjera familjes, dënimin më të ashpër Edvinit dhe qendrimit çnjerëzor

12:22, 15/08/2020
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shprehur dhimbje, indinjatë dhe revoltë për tragjedinë që po luhet në kufirin shqiptar me Greqinë, ku sot humbi jetën edhe një fëmijë 10-vjeçar.

Berisha ka dënuar qëndrimin çnjerëzor të qeverisë ndaj dhjetëra mijëra shqiptarëve që po vuajnë në radhat kilometrike prej 5 ditësh, duke theksuar se ata nuk duhej të ishin braktisur nga shteti i tyre, por t’u ishin bërë testet për COVID-19 falas, para se të ndërmerrnin këtë udhëtim përtej kufirit.

“Thellohet tragjedia në Kakavijë, - shkruan Berisha. - Autoambulanca shtyp për vdekje fëmijën 10-vjeçar në karvanin e dhjetëra mijëra emigrantëve shqiptarë, që përjetojnë prej 5 ditësh si shtetas të vendit pa shtet, dramën aktuale më të dhimbshme në Europë. Ngushëllimet më të ndjera familjes në zi për humbjen e djalit të tyre.

Dënimin më të ashpër, revoltën më të thellë ndaj Edvin Hajdutit dhe narkoautoriteteve shqiptare për qëndrimin e tyre çnjerëzor ndaj dhjetëra mijëra grave, fëmijëve, burrave emigrantë shqiptarë që kthehen në Greqi.

Ata janë lënë tërësisht të braktisur, ndërkohë që u duhej bërë testi falas dhe në Kakavijë të paraqisnin së bashku me pasaportën, rezultatin e testit dhe të mos kishin nevoje për testim në kufi. Po kështu Mbrojtja Civile duhet të garantonte të gjitha shërbimet e një emergjence kombëtare.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco