Pas vdekjes së fëmijës në Kakavijë, Rama reagon nga plazhi me postim në Instagram

Pas vdekjes së fëmijës në Kakavijë, Rama reagon nga plazhi me postim në Instagram

11:09, 15/08/2020
A+ Aa A-

Pas vdekjes tragjike të një fëmije 10-vjeçar që priste në radhat kaotike të doganës së Kakavijës, ka reaguar më në fund edhe kryeministri Edi Rama, pa e zënë në gojë aksidentin tragjik. Ai është kujdesur të publikojë foton e një fëmije, për të cilën po përkujdeseshin mjekët e ushtrisë një natë më parë në këtë zonë.

Rama ka shkruar në Instagram:  “Jemi në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, të cilat janë procedura të njëjta në çdo pikë hyrëse të Greqisë, për qytetarët e c?do vendi, përfshirë edhe qytetarët grek që hyjnë në një kufi!

Ndërkohë Forcat e Armatosura dhe strukturat bashkiake të Gjirokastrës, Këlcyrës, Dropullit, Tepelenës e Përmetit, e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjienën sanitare në terren.”

Prej katër ditësh në doganën e Kakavijës, mijëra qytetarë presin të kalojnë për në Greqi, duke fjetur natën në makina dhe duke u torturuar gjatë ditës në temperatura përvëluese.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Messi 15/08/2020 13:02

Pervers, i pashoq, ne shoqerine njerezore!

Shto koment

Denonco