VIDEO/ Denoncimi i Pampurit: Shqiptarët po blejnë vetë nga ushqimi deri tek respiratorët

VIDEO/ Denoncimi i Pampurit: Shqiptarët po blejnë vetë nga ushqimi deri tek respiratorët

11:34, 15/08/2020
A+ Aa A-

Orjola Pampuri ka publikuar dëshmitë që çjerrin maskën e propagandës.

‘Në ‘shëndetësinë falas’ të Edi Ramës, shqiptarët blejnë vetë nga ushqimi deri tek respiratorët’, shkruan Oriola Pampuri.

Reagimi i Oriola Pampurit:

Pandemia nga COVID ka shfaqur para syve të të gjithëve sa e mjeruar është gjendja në spitalet tona, sa i madh është dështimi i qeverisë, sa e rrezikshme është kjo qeveri për shqiptarët. Kontrasti mes propagandës së qeverisë dhe realitetit është i jashtëzakonshëm.

Kryeministri dhe Ministrja e Shëndetësisë flasin për spitale si në Zvicër, por qytetarët në hall në dyert e spitaleve tregojnë të vërtetën e dështimit të ‘shëndetësisë falas’.  Ata blejnë vetë nga ushqimi i përditshëm deri tek respiratorët.

Shqipëria është e fundit për numrin e testimeve për 1 milion banorë. Shqipëria është ndër 4 vendet e para për vdekjet ditore dhe një nga vendet me numrin më të lartë të përhapjes së rasteve të reja.

Pamjet flasin vetë. Qytetarët vs kryeministri në ikje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco