Tre SMS për dy dekada mashtrim!

Tre SMS për dy dekada mashtrim!

11:07, 15/08/2020
A+ Aa A-

Nga Mapo.al

Publikimi i disa mesazheve mes Erjon Veliajt dhe Ylli Ndroqit është ndoshta një prej shërbimeve më të mira publike deri më sot, dhe nje akt i fortë transparence.

Përmes kësaj korespondence private, qytetarët njohin se kush është kryetari i Bashkisë së Tiranës, kush është një prej të rinjve që ka përfituar më shumë nga politika, kuptojnë se si funksionon në thelb rilindja.

Në ato 3 SMS (të pamohuara nga ai prej 48 orësh tashmë) del një Erjon Veliaj krejt tjetër nga ai i bojatisuri me propagandën prej dy dekadash që ai e ka mbajtur e ushqyer me qindra mijë euro, në shumicën e rasteve me para të taksapaguesve shqiptarë ose favore prej firmës së tij si zyrtar.

I vërteti është pikërisht ky.

Ky që bezdiset nga një kronikë kritike, që i prishet rehatia nga pyetje të forta, që i bën presion pronarit të televizionit.

Dhe, i vërteti është sak ky që e etiketon gazetaren Njuma me epitete fare të pahijshme.

Një lëshim i tillë banal u shkon vetëm pijanecëve sarahoshë.

Pas daljes në dritë të këtyre sms-ve, kemi një arritje jo të vogël, pasi ka rënë në tokë një gënjeshtër, një mashtrim, një fasadë që u rrotullohet njerëzve prej vitesh nëpër këmbë.

Eshtë e qartë se si mbahet një politikan i kësaj race, duke kontrolluar mediat, pyetjet, madje duke ndikuar edhe në emërimet apo promovimet e gazetarëve.

Të ishte Erion Veliaj ai i predikimeve që bën, i çmimeve që thotë se ka marrë nëpër Europë, i trofeve si ai i Barcelonës, sot do të kishte dhënë dorëheqjen.

Dorëheqjen ai s’ka për ta dhënë se Erion Veliaj nuk është ai që ai duket në ekrane.

I vërteti Erion është ky tinëzari, fyesi ndaj gazetareve e ndaj femrave, shantazhuesi ndaj botuesve.

Dhe ky Erion nuk e ka në asnjë qelizë sedrën apo dinjitetin për t’u turpëruar.

Është një krijesë që kacavirret me servilizëm ndaj Edi Ramës prej dy dekadash, përfiton pushtet e shumë privilegje, dhe kjo është arsyeja pse gjendet në politikë.

Vetëm për pushtet.

Një i sëmurë për karrige dhe karrierë.

Të tjerat që thotë ai çdo ditë, janë thjesht pallavra.

3 SMS i rrëzuan petkun e dy dekadave.

S’dihet a do ketë më kohë të ngrejë edhe një herë një kështjellë të rreme pas kësaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber 15/08/2020 20:03

Te gjitha sa shkruan jane te verteta, por nuk e di pse po i shkruani. Nese pret t’i vije zor e te turperohet Erion Velija, me vjen keq t’ju them po jeni komplet te gabuar. Druri vetem druri ben pune me kete rrace te ndyre, vetem friken njohin . Sa me pare aq me mire per Shqiperine.

...15/08/2020 14:49

Rama eshte i urryer Veliaj eshte edhe i peshtire Keta jane njeresit me te rrezikshem qe duhen shporrur sa me pare Por kur sheh ne anen tjeter.... keta (te majte e te djathte) kur vijne ne pushtet shfrytezojne eksperiencen me te keqe dhe e ngrene ne nje nivel superior ... fatkeq jemi ne, populli

Shto koment

Denonco