FOTOLAJM/ Xhaçka, pasi bëri qokën në Kakavijë, shfaqet në hotelin me 5 yje në Himarë

FOTOLAJM/ Xhaçka, pasi bëri qokën në Kakavijë, shfaqet në hotelin me 5 yje në Himarë

09:27, 15/08/2020
A+ Aa A-

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka është kthyer të pushojë në hotelin me 5 yjë në Himarë, pasi u shfaq sa për të larë gojën në Kakavijë, ku qytetarët shqiptarë po vuajnë prej  më se tre ditësh në radha rraskapitëse për të kaluar në Greqi.

Pamjet e fundit e tregojnë ministren sërish në hotelin ku po kalonte pushimet, duke lënë në mëshirë të diellit mijëra njerëz.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar fotot denoncuese dërguar nga qytetarët me një shënim ironik:

“Ndrikull Xhaçka nga Kakavia kthehet dhe shpreh pikellimin e saj në hotelin me pesë yje në Himarë. Foto tregon se respekton fort edhe distancën sociale,” shkruan Berisha.

Një ditë më parë Xhaçka u shpreh me indiferentizëm për situatën se “kjo nuk ka lidhje me atë çfarë bëjmë ne pasi kjo është një situatë e krijuara nga nguti i udhëtarëve, nuk është situatë e krijuar nga qeveria.

Rruga në kthim është e hapur dhe kushdo që nuk e përballon dot këtë situatë të kthehet.

Kush nuk ka urgjencën për të udhëtuar brenda këtyre datave edhe duke pasur parasysh që është sezon turistik dhe jo muaj të ngutshme për punë do të ishte e udhës të mos udhëtonin duke mos bllokuar në zgjatjen e radhëve.

Po bëjmë maksimumin për të plotësuar nevojat bazike dhe jo për të prishur rregullin e vendosur por lehtësuar sa më shumë që kalimi në kufi të jetë sa më i shpejtë.”

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco