Kriza humanitare në kufi si prish pushimet Ramës

Kriza humanitare në kufi si prish pushimet Ramës

20:14, 14/08/2020
A+ Aa A-

Prej tre  ditësh me mijëra qytetarë shqiptar kanë mbetur të bllokuar në pikën kufitare të Kakavijës nën temperaturat përvëluese të gushtit dhe të ekspozuar ndaj Covid-19, por kjo nuk ia ka prishur qetësinë Kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili vijon pushimet në plazhin e Jalës në një prej resorteve më të shtrenjtë në vend.

Kreu i qeverisë shqiptare që mban edhe postin e Ministrit të Jashtëm, edhe pse të enjten në mbrëmje reagoi për arritjen e marrëveshjes historike mes Izraelit dhe Emirateve Arabe nuk gjeti kohë të shkruajë dy fjalë në rrjetet sociale për qindra qytetarë shqiptar që janë prej katër ditësh në radhë në doganën e Kakavijës për të hyrë në shtetin grek.

Skandali nuk përfundon këtu pasi kryeministri shqiptar gjeti kohë që të vizitojë Gjirokastrën së bashku me Presidentin kroat, Zoran Milanoviç, i cili ndodhet në jug të Shqipërisë për disa ditë pushimi dhe se bashku inspektuan projektet rilindjes, por nuk e mori mundin të udhëtonte deri në pikën kufitare të Kakavijës, ku radha e automjeteve e qytetarëve që presin të kalojnë kufirin shkon deri në 35 kilometra.

Syri Tv bëri një vëzhgim në rrjetet sociale të kryeministrit shqiptar ku duket se ai është kursyer të shkruajë dy fjalë për këtë krizë humanitare më të cilën po përballen qytetarët e vendit tij.

Shkak i radhëve në Kakavijë është mungesa e kapacitete të shëndetësisë shqiptare për të kryer testime masive dhe për të gjurmuar rastet e kontaktit.

Qeveria shqiptare çdo ditë penalizon pronarë lokalesh për organizime dasmash dhe u kërkon qytetarëve të respektojnë masat anti-covid, ndërkohë nga ana tjetër për shkak të papërgjegjshmërisë së saj sot jemi përballë një krize humanitare në kufirin me Greqinë.

Ndërkohë nënkryetari i Partisë Demokratike   Edi Paloka  duke denoncuar situatën në Kufi ka zgjedhur ta përshëndesë kryeministrin Rama me një këngë./ Syri Tv

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco